Connect with us

Ferizaj

Ndalohen dasmat, dasmorët mbesin të dëmtuar

Published

on

Albos Dervishi ka ardhur nga Franca, e sot kishte për t’u fejuar në Kosovë.

Megjithatë për shkak të masave të fundit të Qeverisë së Kosovës, ai u detyrua që të anulojë dasmën e fejesës së tij.

Teksa ka pasur shpenzime nga kapari i dhënë ai konsideron se Qeveria për masat e reja do duhej të lajmëronte më herët.

“E kam pasë të rezervuar moti kohë, e kam pasë në restaurant tek Eleganti, është anuluar qe 3 apo 4 ditë për shkak të masave të reja që ka filluar t’i zbatoj Qeveria. Tash unë kam paguar diçka tek restoranti, diçka tek këngëtari, kam pasë tupana, edhe mysafirë i kam pasur diku 120-130 por u anulu fejesa, pushimin e kemi shty për këtë, e kemi pritur këtë ditë, tash është prishë ai qejfi që e kemi pasë… Për anulimin e për këto mendoj që është deshtë më herët me na tregu për shkak se ne në pushim kemi ardhur më herë për këtë, tash në fund të pushimit me na e anulu, ne me vazhdu pushimin veç për këtë tash, është deshtë me u tregu më herët… Me u tregu masat më herë që mos me hargju njerëzit pa bë kurgja hiq e me shpenzu sa nuk bënë hiq sepse ajo është keq”.

Albos Dervishi – Qytetar
Albos Dervishi – Qytetar

Pronari i “Berisha Palace”, Agon Berisha tregon se teksa shumica e dasmave kanë përfunduar, më të humburit në këtë mes po mbesin dasmorët.

“Realisht ne kemi pasë edhe javën e ardhshme që vjen, deri në fund të gushtit por problemi nuk është qaq shumë tek humbja që është bërë sa është problemet që iu janë shkaktuar dasmorëve sepse ata i kanë shty pushimet për dasmë, realisht për sonte që është data 21 ata kanë ardhë 2-3 ditë më herët nga jashtë dhe vendimi ka qenë shumë i shpejtë sepse krejt e dijmë që sa herët fillojnë përgatitjet për dasmë dhe në moment të fundit janë ndal, problemi tjetër është që shumica e dasmave janë nga viti i kaluar që janë shty për sivjet dhe apet në moment të fundit janë anuluar… Për pak ditë sa kanë mbetë, vendimi ka qenë shumë i shpejtë bile me pas lajmëru në afat prej dy javësh që mos me ba shumë shpenzime sepse edhe restoranti duhet shumë më herët me planifiku logjistikën por edhe në anën e dasmorit, ata kanë humbë më së shumti”.

Agon Berisha, Pronar i “Berisha Palace”
Agon Berisha, Pronar i “Berisha Palace”

Masat e reja të Qeverisë së Kosovës kanë hyrë në fuqi nga data 20 gusht, masa këto të cilat ndalojnë veprimtarinë e dasmave dhe ahengjeve familjare.

Të gjitha vendimet e Qeverisë për masat e reja të parandalimit dhe luftimin e pandemisë COVID-19, mund t’i gjeni këtu.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending