Connect with us

COVID19

Vaksinimi vazhdon edhe të shtunën në Ferizaj

Published

on

Është ditë e shtunë dhe këto pamje nuk janë nga tregu i gjelbër në Ferizaj, por nga qendra e vaksinimit kundër Covid -19 pranë shkollës se mesme të bujqësisë.

Edhe në Ferizaj nga kjo e shtunë ka nisur vaksinimi, dhe atë me një hov të paparë.

Adnan Reka i cili sot erdhi për vaksinim, tregoi që është duke pritur për rreth dy orë për ta marrë këtë shërbim.

“Po ne jemi duke prit këtu prej orës 11 tash është ora 1:30 që i bie dy orë e gjysmë duket se ka shumë interesim nga qytetarët për vaksinim dhe kolona të gjata të pritjes, por po e vërejmë që distanca nuk respektohet edhe mos mbajtja e maskës ku edhe procesi i vaksinimit është shumë i ngadalshëm. Vetë fakti që këtu jemi duke prit që 2 orë e gjysmë deri në 3 orë kjo tregon se edhe brenda duket se janë 5 individ ose infermiere që japin vaksina procesi i procesimit të interesuarve është i ngadalshëm . Për mendimin tim vaksinimi duhet të vazhdoj edhe të dielën arsyeja për shkak se ekziston një valë e madhe edhe me virusin Delta që është ka dominon në vendin tonë, mendoj se do të ishte mirë edhe të dielën që mos të krijohet ky grumbullim kaq i madh i qytetareve për vaksinim, do të ishin eliminuar pritjet e gjata për vaksinim dhe për të mos u shpërnda virusi deri sa ne jemi duke pritur këtu.”

Adnan Reka – Qytetar i Ferizajt
Adnan Reka – Qytetar i Ferizajt

“Desha të them se virusi nuk shpërndahet në dasma, por shpërndahet këtu nga grumbullimi i njerëzve duke prit për vaksinim. Unë këtu jam duke pritë që 3 orë sot , erdha gjysmë ore më herët për me e zënë kohën e terminit tim për vaksinimit .”

Meside Abazi – Qytetare e Ferizajt
Meside Abazi – Qytetare e Ferizajt

 Bazuar në raportin e sotëm, në gjithë vendin në 24 orët e fundit janë vaksinuar 22,486 persona.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

COVID19

Covid-19 ende prezent në Ferizaj – Një rasti i ri me koronavirus

Published

on

Në komunën e Ferizajt në 24 orët e fundit u regjistrua një rast i ri me koronavirus dhe një pacient është shëruar nga sëmundja.


Rasti i fundit pozitiv është një qytetar i moshës mbi 50 vjeç, përcjell TV TEMA.


Deri tani, nga covid 19 janë prekur 14 mijë e 277 ferizajas kurse 184 prej tyre humbën jetën.


Në gjithë komunën e Ferizajt aktualisht janë 19 raste aktive me koronavirus.

Continue Reading

COVID19

Ndërrojnë jetë dy persona si pasojë e Covid-19

Published

on

Ministria e shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit kanë vdekur 2 persona dhe janë regjistruar 191  raste të reja të infektimeve me koronavirus të cilat rezultuan pas testimit të 926 mostrave.

Në këtë hark kohor nga sëmundja janë shëruar 255 pacientë ndërkaq në  gjithë vendin  janë 1 mijë e 325 raste aktive.

Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar mbi 271 mijë raste të infektimit kurse 3 mijë e 196 qytetarë kanë humbur jetën. 

Në 24 orët e fundit janë dhënë 30 doza të vaksinës anti-covid derisa nga fillimi i vaksinimit mbi 824 mijë persona janë vaksinuar me dy doza. 

Continue Reading

COVID19

58 raste aktive me Covid-19 në Ferizaj

Published

on

Në komunën e Ferizajt në 24 orët e fundit u regjistrua 1 rast i ri me koronavirus derisa nga sëmundja janë shëruar 4 pacientë.

Sipas raportit të përditësuar të Ministrisë së Shëndetësisë, rasti i fundit pozitiv i përket grup moshës prej 20 deri në 29 vjeç.

Deri tani, nga covid 19 janë prekur 14 mijë e 246 ferizajas kurse 184 prej tyre humbën jetën.

Në gjithë komunën e Ferizajt aktualisht janë 58 raste aktive me koronavirus. 

Continue Reading

Trending