Connect with us

Ferizaj

20 hektarë me ndërtime të larta, të ndërtuara keq në Ferizaj

Published

on

“Kodi i ndërtimit dhe zhvillimi urban” në Ferizaj, ishte tema e diskutimit në tryezën e organizuar nga organizata joqeveritare KOSID.

Zyrtarë, profesionistë të urbanizmit si dhe qytetarë u munduan ta gjejnë fillin e ngatërrimit urban në Ferizaj.

Fajin për ndërtimet e shumta të larta, Drejtori i Urbanizmit në Ferizaj, Lulzim Aliu, ia la pikërisht Planit Zhvillimor Komunal, madje ai tregoi me përqindje se sa hektarë në Ferizaj, janë me ndërtime të këqija të larta.

“Në Ferizaj janë paraparë diku 1500 hektarë për ndërtim të lartë, numri i banorëve aty do të ishte 800 mijë banorë. E nga këto hektarë ndërtim i keq, nuk e mohoj, është 10-15, maksimumi 20 hektarë i ndërtuar keq”.

Lulzim Aliu – Drejtor i Urbanizmit
Lulzim Aliu – Drejtor i Urbanizmit

Edhe qytetarët pjesëmarrës në këtë diskutim ngritën çështje e shqetësime sa i përket Zhvillimit Urban të Ferizajt, duke shprehur bindjen se gjeneratat e ardhshme do të na gjykojnë për kaosin e krijuar.

“Në vitin 2016 është miratuar këtu rritje e koeficientit të ndërtimit prej 100%, pra prej ndërtesave 6-7 katëshe janë bërë 14-15 katëshe, këtu kanë përfitu ndërtuesit dhe pronarët e tokave. Këtu në vitin 2030 ka me u ba një geto dhe ka me pasë konflikte sepse nuk ka mundësi absorbimi e gjeneratat e ardhshme kanë me na mallku se çka kemi bërë”.

Adnan Hashani – Banor i Ferizajt
Adnan Hashani – Banor i Ferizajt

“Qytetarët të gjithë nuk e dinë se çka janë Plani Zhvillimor Komunal, Hartat Zonale dhe Planet Rregullative. Për me e marrë një analogji: Plani Zhvillimor është ndërtesa e madhe, hartat zonale janë dhomat dhe plani rregullativ janë pikturat në mure. E pa u bë ndërtesa, pikturat janë vendosë, ende muret e jashtme nuk janë vendosë, por pikturat po, e kur të vendosen pikturat është problem me i nda dhomat sepse duhet me iu përshtatë pikturave që janë vendosë”

Visar Hoti – Banor i Ferizajt
Visar Hoti – Banor i Ferizajt

Panelisti tjetër në këtë diskutim, arkitekti Arsim Murseli tregoi për rolin e hartave zonale në Planin Zhvillimor lokal.

“Hartat Zonale janë vetëm harta me ngjyrë që tregon se çfarë toke është ajo. Pastaj është punë e profesionistëve duke i marrë parasysh ujin, rrymën, kushtet e izolimit me i formu objektet përkatëse të cilat duhen”.

Arsim Murseli – Arkitekt
Arsim Murseli – Arkitekt

Nga KOSID treguan se diskutime të tilla po mbahen në shtatë komunat më të mëdha të Kosovës, ku më pas do të dilet me raport i cili do t’i drejtohet Qeverisë së Kosovës në lidhje me problemet e Zhvillimit Urban.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending