Connect with us

Ferizaj

Me protestë dënohet vrasja e Marigonës

Published

on

Në kundërshtim të dhunës  ndaj grave, pas rastit të vrasjes së Marigona Osmanit, nga bashkëshorti i saj Dardan Krivaqa dhe të Arbër Sejdiut, sot  në Qytetin e Ferizajt, u mbajt protesta “ Drejtësi për Gratë e vrara”, e organizuar nga Rrjeti i grave të Kosovës. Protesta, në të cilën kishte aktiviste të mbrojtjes së çështjes së grave, qytetarë si dhe rini të shumtë u zhvillua përballë stacionit policor, pastaj u zhvendos  edhe përballë Prokurorisë si dhe Gjykatës Themelore të Ferizajt.

“E mira e këtij organizimi është se shumë njerëz janë mbledhë këtu sot ,ma e mira është se ka pas njerëz edhe nga Ferizaj prej ku po zhvillohet  protesta. Për neve është shumë e rëndësishme komuniteti vet të kërkojë drejtësi për këtë 18 vjeçare të cilën e kemi humbë padrejtësisht ose ma mirë me thanë të neglizhencës së institucioneve. Kështu që ne kemi me vazhdu me monitoru raste dhe me e pa se qysh po vazhdojnë me e trajtu institucionet edhe mos me e lënë si rastet e tjera, fatkeqësisht pa përgjegjësia e tyre me shkakëtu  edhe  vdekjen e grave të tjera. Çka është e rëndësishme tash që ai me mbet në burg, nëse veç drejtësia e tregon se ai ka qenë fajtor kryesore , se kështu që ke shumë e rëndësishme për neve që mos mu u zhvendos vëmendja e publikut tek fakti se nuk po gjendet dhe nuk po arrestohet ai person por te mënyra se kur të gjendet për shkak se Kosova  është e vogël  atëherë me e dënu me dënim maksimal në mënyrën që me qenë “Shembull” fatkeqësisht për dhunuesit e tjerë, për shkak se nuk raste publike, ku vrasësit dhe dhunuesit e grave  kanë marrë dënimin meritorë në mënyrë që të tjerët mos me u motivu për me i krye veprat e njëjta.”

Adelina Tërshani – Aktiviste
Adelina Tërshani – Aktiviste

“Policia i ka duart me gjak”, “Jeta e grave, hajgare për shtetin“, “Poshtë institucionet patriarkale”, ishin disa nga thirrjet e zëshme të protestuesve, derisa hodhën ngjyrë në drejtim të policëve që qëndronin në hyrje të stacionit policor.

Vrasja e 18-vjeçares M.O., ditën e dielë, në Ferizaj, ka ngjallur reagime të shumta në vend.

“Në qytetin e Ferizajt edhe një grua u vra në mënyrë arbitrare duke e dërguar pa jetë në spitalin e qytetit. Ky rast i feministit për veç që është duke shpërfaqur  mendësinë dhunuese patriarkale është tregu si dështim institucional për ta trajtuar sigurinë e grave me prioritet . Në shoqërinë tonë nuk ka vend të sigurt për gratë dhe vajzat, gratë rrihen,dhunohen ,vriten edhe në shtëpitë e tyre,gratë, rrihen dhunohen, vriten edhe në rrugë, gratë  rrihen, dhunohen, vriten edhe nga institucionet tona. Dhuna ndaj grave në këtë shoqëri  është sistematike thirrjet e grave për ndihmë nuk dëgjohen , nuk besohen por dënohen edhe përçmohen , gratë fajësohen edhe për vrasjet që ju ndodhin kjo shoqëri e këto institucione heshtin legjitimojnë dhunën e vet edhe ushtrojnë dhunë.”

Bjeshka Guri – Aktiviste
Bjeshka Guri – Aktiviste

Gjithashtu në këtë protestë ishte e pranishme edhe kandidatja për Kryetare të Ferizajt nga LDK Sibel Halimi

“Bëj thirrje dhe një mesazh të fuqishëm drejtuar grave dhe vajzave në momentin kur e vërejnë ato dhunën në familje apo kudo, të raportojnë, sot ekzistojnë institucionet organizatat e grave që dinë se si ta trajtojnë rastet e viktimave të dhunës në familje, andaj kërkoj fuqishëm që krejt ne së bashku duke i përfshirë edhe mediat institucionet  e sigurisë  përfaqësues të politikës, shoqërisë civile ta bëjmë të pa mundurën në mënyrë që këtë qasjen ndaj grave dhe vajzave një herë e përgjithmonë të ç’njërroset nga shoqëria.”

Sibel Halimi – Kandidate e LDK-së për Kryetare të Ferizajt
Sibel Halimi – Kandidate e LDK-së për Kryetare të Ferizajt

Gjatë protestës së sotme Policia e Kosovës kishte arritur të arrestonte të dyshuarin kryesor në vrasje, Dardan Krivaqën. Ky lajm iu kumtua drejtpërdrejtë protestueseve, gjë që u përcoll me duartrokitje.

“Atëherë për njoftimin e juaj para 2-3 minutash morra konfirmimin se personi i dyshuar Dardan Krivaqa është arrestuar para 5 minutave këtu diku në Ferizaj kështu që në terren janë duke e sjellë në rrjetet e Policisë.”

Mehmet Aladinaj – Zyrtar Policor
Mehmet Aladinaj – Zyrtar Policor

Protestuesit  vazhdimisht nëpërmjet thirrjeve të tyre kërkuan drejtësi institucionale për viktimën M.O ., si dhe për marrjen nën mbrojtje të femrave, viktima të dhunës në familje.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending