Sot Policia e Kosovës edhe në qytetin e Ferizajt, ka dalë në terren për zbatimin e masave të reja anti-Covid-19. Krahas gjobave ndaj qytetarëve, të cilët nuk e vendosnin maskën, ka pasur dënime edhe për lokalet e natës.
“Policia ka angazhuar personel të mjaftueshëm për zbatim të këtyre masave dhe është në terren që nga fillimi i këtij vendimi, në masë të madhe qytetarët janë duke i respektuar këto masat ndërkohë po ka raste që në disa persona nuk janë duke i respektuar këto masat ndërsa policia është e detyruar që të shqiptoj dënime sipas ligjeve në fuqi.”
Kanun Veseli – Zëdhënës i Policisë në Ferizaj
Kanun Veseli – Zëdhënës i Policisë në Ferizaj
Zëdhënësi Veseli sqaroi se për shkak të mos respektimit të masave të reja, ka pasë 60 gjoba për qytetarët.
“Prej sot nga ora 7 Policia është e angazhuar me orar të zgjatur nga 12 orësh, ka personel të mjaftueshëm në terren në zbatimin këtyre masave dhe detyrave rutinë që i ka Policia në vazhdimësi në parandalim të krimeve. Të ju njoftoj se vetëm prej orës 8 të mëngjesit policia deri më tani ka shqiptuar rreth 60 gjoba për qytetarët të cilët nuk i kanë respektuar këto masa.”
Kanun Veseli – Zëdhënës i Policisë në Ferizaj
Edhe gjatë kontrollimit të klubeve të natës, policia kishte shqiptuar 6 dënime ndaj tyre.
“Vetëm mbrëmë ju njoftoj se gjatë kontrollimit të lokaleve kemi hasur në 6 lokale të klubeve të natës apo muzikë live, ku ndaj tyre është shqiptuar nga një fletëparaqitje dhe njëkohësisht ju kanë mbyllë lokalet, ftoj qytetarë që t’i respektojnë masat e reja, t’i bartin maskat, ta mbajnë distancën e duhur, pronarëve të lokaleve ju rekomandoj t’i respektojnë këto masa dhe t’i shfrytëzojnë hapësirat të cilat i ka përcaktuar Qeveria krejt me qëllim të ruajtjes së shëndetit.”
Kanun Veseli – Zëdhënës i Policisë në Ferizaj
Policia e Kosovës shprehi këmbënguljen se do të vazhdoj me gjoba ndaj qytetarëve, të cilët nuk i respektojnë masat e reja, me të vetmin qëllim që të zvogëlohet përhapja e infektimeve me koronavirus.
Instituti i Shëndetit Publik i Kosovës ka bërë të ditur se në periudhën nga 10 korrik deri më 23 korrik, në Kosovë janë regjistruar 19 raste pozitive me COVID-19, por nuk ka raportuar për ndonjë rast me fatalitet.
Në njoftim bëhet e ditur se rastet e reja me COVID-19 i takojnë grup-moshave deri 79 vjeç, nga të cilat 4 raste ishin të grup moshës prej 30-39 vjeç.
Autoritetet shëndetësore si masë kujdesi rekomandojnë aplikimin e masave parandaluese si mënyrën më të thjeshtë për të ulur rreziqet shëndetësore nga COVID-19, duke përfshirë infektimin, format e rënda të sëmundjes, shtrimin në spital apo edhe vdekjen.
Ministria e shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit kanë vdekur 2 persona dhe janë regjistruar 191 raste të reja të infektimeve me koronavirus të cilat rezultuan pas testimit të 926 mostrave.
Në këtë hark kohor nga sëmundja janë shëruar 255 pacientë ndërkaq në gjithë vendin janë 1 mijë e 325 raste aktive.
Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar mbi 271 mijë raste të infektimit kurse 3 mijë e 196 qytetarë kanë humbur jetën.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 30 doza të vaksinës anti-covid derisa nga fillimi i vaksinimit mbi 824 mijë persona janë vaksinuar me dy doza.