Spitali i ri i Ferizajt përfundon në prokurori

Besëtytnitë dhe thashethemet rreth projektit të Spitalit të ri të Ferizajt po dalin të vërteta. Në raportimin e sotëm para Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Ministri i Shëndetësisë së Kosovës Arben Vitia deklaroi se krahas të gjitha përpjekjeve për vazhdimin e këtij projekti, nga gjetjet në terren ai ishte i detyruar që këtë lëndë ta dërgojë në Krime Ekonomike.

Spitali i ri i Ferizajt filloi së ndërtuari më 26 Korrik 2018 ndërkaq në aspektin e Planifikimit Hapësinor, lokacioni i tanishëm i tij nuk është në përputhje me Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt (PZHK).

VIDEO: