Gjendet një grua e vdekur në Ferizaj

Një grua 57 vjeçare është gjetur pa shenja jete në afërsi të xhamisë së Madhe në Ferizaj.

Drejtori i Policisë Rajonale në Ferizaj, Basri Shabani thotë se njëherë për një herë nuk besohet që të jetë vdekje e dyshimtë.

“Po mund të konfirmoj për vdekjen e një gruaje e lindur më 1964. Është gjetur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, afër Xhamisë së Madhe. Vdekjen e ka konstatuar emergjenca e Ferizajt, sipas të gjitha gjasave është vdekje e natyrshme”, deklaroi Shabani për TV TEMA.

Basri Shabani – Drejtor i Policisë Rajonale në Ferizaj