Mësimi i parë… në alpinizëm

Pas 26 ditësh pushimi të detyruar nga situata me pandeminë në Kosovë, fatosat e vegjël mezi pritën që sot t’ia mësyjnë shkollës, për ta takuar mësuesen e tyre, e cila do t’ua mësojë alfabetin.

Mirëpo, për disa nxënës të shkollës fillore “Gjon Serreçi” të Ferizajt, mësimi i parë me gjasë do të jetë alpinizmi, ose ngjitja nëpër banka për të shkuar në tualet. Sipas prindërve të njërit nxënës, të cilët deshtën të mbesin anonim, pas protestës së tyre lidhur me kushtet për zhvillimin e mësimit në klasë, ata morën premtim nga ekzekutivi komunal se ky problem do të zgjidhet së shpejti.

Sa për ilustrim, po e publikojmë edhe një foto nga Bregu i Fildishtë, se si respektohen masat COVID-19 në një shkollë fillore afrikane.

Mbarëvajtja e mësimit në Cote d’Ivoire (Bregu i Fildishtë – foto: UNICEF)