Nënkalimin “B. i Q.” e merr uji

Nënkalimin e këmbësorëve në afërsi të nënkalimit të automjeteve të ashtuquajtur “Bashkimi i Qytetit” sot e ka marrë uji.

Pas reshjeve të lehta të shiut, kjo ishte pamja e këtij nënkalimi, që ka shumë pak kohë që është lëshuar për qarkullim.

Për shkak të shtresimit të ujit, për largimin e tij nga nënkalimi u kujdesën punëtorët e kompanisë “Ambienti”.

Siç shihet në fotografitë e siguruara nga TV TEMA, në këtë pjesë të tavanit të nënkalimit kishte të rrjedhje të vazhdueshme të ujit.

Zyrtarisht ky nënkalim taksapaguesve u ka kushtuar mbi 5 milionë euro.