Forumi për Iniciativën Qytetare sot mbajti takim me të rinjtë e qytetit të Ferizajt, ku diskutuan për problemet me të cilat ballafaqohet sistemi arsimor në këtë qytet. 

Adrian Emini, zyrtar i programeve në “FIQ” prezantoi para të pranishmëve misionin dhe objektivat e organizatës.

Ne si forum për Iniciativa qytetare i cili është i themeluar në Ferizaj ka filluar aktivitetin e tij në vitin 2000 dhe i ka 3 fusha primare të cilat i promovon. E para është përshpejtimi i punësimit të të rinjve, programi i dytë është zhvillimi i organizatave të shoqërisë civil, rritja e kapaciteteve të tyre që ato me avoku për problemet që i kanë qytetarët në nivel lokal dhe atë qendror. Pika e tretë është promovimi i filantropisë”

Adrian Emini – Zyrtar i programeve në “FIQ”

Emini tregoi se takimi i sotëm ishte i dedikuar për t’i dëgjuar problemet dhe për t’u njoftuar me aktivitetet të cilat të rinjtë po i zhvillojnë pas procesit mësimor.

“Kësaj here kemi ardhë me fol për rininë dhe për aktivitetet që i zhvilloni pas mësimit në anën tjetër dua me ndëgju edhe faktorë të tretë të cilët u shtyn jashtë normales duke bërë sjellje devijonte. Në Malishevë dhe në Mitrovicë ku po implementohet aktivitete të njëjta si kjo që po mbahet këtu në Ferizaj. Rinia e tyre po ka probleme që nxënësit janë të ekspozuar jashtë orarit të mësimit ndaj faktorëve të cilat më pas po i shtyjnë të rinjtë që të dalin jashtë normales për sigurinë e tyre. Domethënë ata janë duke bërë veprime që nuk janë të mira për ta në aspektin e sigurisë kështu duke i lëkundur shtyllat ku karriera e tyre zhvillohet.

Adrian Emini – Zyrtar i programeve në “FIQ”

Në këtë bashkëbisedim përveç nxënësve, të pranishëm ishin edhe anëtarë të Kuvendit të të Rinjve të Ferizajt.

Të ngjashme

Të tjera