Connect with us

Arbëri

Erion Braçe e pengon investitorin Kosovar, Dimal Basha i del në mbrojtje

Published

on

Mrekullia në fushën e agrobiznesit me fruta dhe perime, korporata “Doni Fruits” nga Ferizaj, këtyre ditëve po i pengon dikujt në Shqipëri: deputetit socialist Erion Braçe nga bashkia e Divjakës.

Kjo sepse investitori ferizajas, Ejup Ahmeti, që i punëson me qindra punëtorë e mijëra bujq në Kosovë e Shqipëri, iu ka bashkuar kërkesave të bujqve shqiptarë për lehtësime në politikat fiskale e poashtu edhe në fushën e subvencioneve nga qeveria Rama. Mirëpo kjo nuk i ka pëlqyer ish zv.kryeministrit Erion Braçe, i cili ka hedhur shumë akuza në llogari të afaristit Ahmeti, duke i shkaktuar pasiguri dhe pengesa në zhvillimin e biznesit.

Sot ka reaguar deputeti ferizajas Dimal Basha nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes, i cili i doli në përkrahje kompanisë Ferizajase. Basha në Facebookun e tij shkruan:

” Erion Braçe i paska shpall luftë afaristit t’njohur ferizajas Ejup Ahmeti, i cili bashkë me familje ka ndërtuar një kompani si Doni Fruits, që sot njihet si eksportuesi më i madh në Shqipëri!Doni Fruits furnizon me produkte kompani me renome në Evropë dhe puna e tyre vlerësohet për shërbim e cilësi, dhe prandaj çfardo vlerësimi nga z. Braçe është për keqardhje, aq më tepër që eksportuesit nuk janë fajtor për gjendjen e tij. Unë si ferizajas mburrem për një kompani kaq të suksesshme, sepse eksportuesit janë suksesi dhe krenaria e çdo kombi.”

Lidhur me “gjahun” e Erion Braçes kundër afaristëve nga Kosova, sot u prononcua edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, i cili po të tjerash, në një postim për shoqërinë e tij në në FB (Friends only), kërkon nga qeveria e Kosovës që këtë çështje ta adresojë tek qeveria shqiptare.

Vlen të theksohet se sulmet e deputetit socialist Erion Braçe ndaj korporatës “Doni Fruits” u intensifikuan vetëm disa ditë pas vizitës së përbashkët të ministrave të bujqësisë së Shqipërisë dhe Kosovës, Frida Krifca dhe Faton Peci në Lushnjë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Arbëri

Balotazhi për president të Maqedonisë së Veriut më 8 Maj

Published

on

Nga rezultatet preliminare pas numërimit të mbi 99% të votave, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, do të përballen, Gordana Siljanovska- Davkova, dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), kandidatja e partisë opozitare VMRO DPMNE-së,  Gordana Siljanovska- Davkova,u rendit e para me 39.64% të votave kurse Stevo Pendarovski nga LSDM-ja, është renditur i dyti me 19.93%.

Ministri aktual i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, kandidat për president nga BDI-ja, u rendit i treti pasi ka marrë 120.903 vota ose 13.36%, ndërkaq  Arben Taravari nga koalicioni i partive opozitare shqiptare, është i katërti me 83.356 vota ose 9.21%.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale bashkë me zgjedhjet parlamentare do të mbahet më 8 maj.

Continue Reading

Arbëri

Aksidenti në Shqipëri: Shoferi nga Shkodra kurse 7 viktimat tjera janë emigrantë

Published

on

Ngjarja tragjike ka ndodhur në rrugën Këlcyrë-Permet, në orët e para të së martës, rreth orës 4:00, ku një makinë e tipit “Mercedes Benz” humbi drejtimin dhe ka rënë në anën e lumit Vjosa.

Nga ky aksident kanë humbur jetën 8 persona, ku 7 prej tyre dyshohet se ishin emigrantë të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme kurse shoferi dyshohet të jetë nga Shkodra.

Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, shoferi i automjetit pasi ka hasur në një patrullë policie ka vozitur me një shpejtësi prej rreth 200 kilometrash në orë dhe duke tentuar t’i ikë policisë, e ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke rënë në bregun e lumit Vjosa nga një lartësi prej rreth 80 metrash.

Continue Reading

Arbëri

Në Morinë konfiskohen 11 kg heroinë – arrestohet pejani 39 vjeç

Published

on

Një 39-vjeçar nga Peja është arrestuar nga policia shqiptare në Morinë pasi tentoi të transportonte 11 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Në njoftim bëhet e ditur se zbulimi i narkotikëve dhe arrestimi i shtetasit kosovar A. K., u realizua në bashkëpunim me shërbimet doganore dhe të inteligjencës të Policisë Kufitare të Morinës dhe të Kosovës.

Në aksionin policor të koduar “Koordinimi” u sekuestruan 11 kilogram të substancës narkotike si dhe automjeti i tipit “Volkswagen” ku u gjet kjo lëndë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Trending