Lidhur me shpalljen e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj grupit të Veselinoviqit në veri të Kosovës, ka reaguar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në një postim të shkurtë në Twiter ajo shkruan:

“I mirëpres sanksionet e SHBA-ve ndaj Veselinoviqit dhe grupit të tij të krimit të organizuar transnacional në veri të Kosovës. Institucionet e Kosovës janë plotësisht të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit dhe do të bashkëpunojnë me SHBA-të për të siguruar që rajoni ynë të mos bëhet një parajsë e sigurt për grupe të tilla kriminale.”

Të ngjashme

Të tjera