Connect with us

Ferizaj

Zjarrfikësit ferizajas i realizuan mbi 1000 intervenime gjatë vitit 2021

Published

on

Brigada Zjarrfikëse e Ferizajt i ka bërë rreth një mijë intervenime në shuarje të zjarreve të ndryshme që u paraqitën si raste gjatë vitit 2021.

Përgjegjësi i zjarrfikësve në Ferizaj, Zymri Krasniqi tha se problemi me të cilën ata ballafaqohen më së shumti  janë pajisjet dhe automjetet e vjetruara me të cilat duhet të intervenohet në terren.

“Realisht brenda këtij viti ku jemi edhe në përfundim të këtij viti gati i kemi një mijë dalje kur them një mijë dalje domethënë janë të gjitha daljet qoftë në aksidente komunikacioni  rrugore, qoftë në zjarre fushore e malore, vërshime, fatkeqësi elementare të gjitha këto janë deri në këto momente që po flasim, i kemi mbërri një mijë dalje, që do të thotë që shërbimi i zjarrfikësve këtu në Ferizaj është një numër shumë i madh. Po sa i përket problemit të zjarrfikësve ne i kemi problemet e përditshme  ku gjithmonë pajisjet e tona, personale dhe kolektive duhet me qenë në gjendje gatishmërie realisht me automjete kemi gjithmonë probleme, sepse pak automjete janë të vjetruara gjithmonë me riparime kemi vështirësi edhe me gjetjen e pajisjeve të tyre, sepse janë donacione  të ardhur nga shtete e huaja kështu që e kemi mjaft problem.”

Zymri Krasniqi – Përgjegjës i Zjarrfikësve 
Zymri Krasniqi – Përgjegjës i Zjarrfikësve 

Një problematikë tjetër që po i shqetëson zjarrfikësit e Ferizajt këtyre ditëve është mungesa e energjisë elektrike, sepse ata detyrohen që në mënyrë manuale t’i mbushin cisternat e automjeteve të tyre me ujë.

“Po e shihni se sot nuk kemi energji elektrike, nuk kemi energji elektrike gati që 16 orë ku të gjitha këto automjete i kemi pompat nga puset që tërheqim ujë, që nëse kemi ndonjë rast të zjarrit të madhe, sinqerisht ne nuk dimë se si do ta përballojmë këtë, do ta shfrytëzojmë kapacitetin e automjeteve që e kemi dhe mundemi të ngelemi pa ujë që do të thotë zjarri mund të përhapet më shumë dhe do të bëhet diçka që është e pa parashikueshme. Kemi nevojë edhe me furnizim të aparateve të pluhurit, realisht kërkesat i kemi bërë për aparatet e pluhurit mirëpo edhe nuk kemi marrë ndonjë përgjigje, nuk e di nuk ka kaluar ndonjë tender apo ndonjë gjë tjetër, mirëpo kërkesat tona gjithmonë janë pranë zyrës  të drejtorive. Tash jemi në ndërrim të motmoteve festave të fundvitit  tani vijnë festat e krishtlindjeve, kemi edhe vitin e ri, realisht gjatë këtyre festave e dimë që shumë familje përdorin mjete piroteknike ju kisha lutë me shpirt e me zemër, si një prind, si një përgjegjës i zjarrfikësve, si një familjar që të kenë kujdes nga mjete piroteknike gjithmonë në kujdesin e prindërve dhe familjes  që të mos  të lëndohet ndokush, mirëpo edhe ne si zjarrfikës ta kemi një natë të qetë.”

Zymri Krasniqi – Përgjegjës i Zjarrfikësve 

Ekipi i brigadës zjarrfikëse të Ferizajt numëron 29 punëtorë, ndërkaq krahas misionit të shuarjes së zjarreve merret edhe me shpëtimin e jetës në rastet e aksidenteve të ndryshme të trafikut.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending