Qendra Kryesore e Mjekësisë familjare në Ferizaj që nga mbrëmë ka mbetur pa energji elektrike, pas dëmtimit të daljes së trafostacionit që e furnizon lagjen e Spitalit të Ferizajt.
Në mungesë të gjeneratorit rezervë, gjendja e dhënies së shërbimeve mjekësore për pacientë në këtë institucion është mjaft e rënduar. Në pyetjen e TV TEMA se përse mungon gjeneratori rezervë për QKMF, autoritetet komunale të Ferizajt nuk ishin të gatshme të ofronin ndonjë përgjigje për shikuesit tanë.