Ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë,  Jeffery M. Hovenier i dorëzoi sot letrat kredenciale Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, në një ceremoni të organizuar nga Presidenca e Kosovës. Me këtë rast, ambasadori amerikan u shpreh i lumtur që mund të shërbejë në Kosovë:

“Kam nderin t’i dorëzoj letrat kredenciale Presidentes Vjosa Osmani sot si ambasador i ri i SHBA-së në Kosovë.  Jam i përkushtuar për të ndërtuar dhe forcuar partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, kosovarëve dhe amerikanëve. “

Aktivitetin e tij në Kosovë, ambasadori Hovenier e nisi duke bërë homazhe tek shtatorja e Presidentit Ibrahim Rugova në Prishtinë.  

Të ngjashme

Të tjera