Connect with us

Ferizaj

Barnatorja e QKMF-së në Ferizaj me sasi të mjaftueshme të insulinës

Published

on

Në Komunën e Ferizajt janë rreth 900 pacientë me diabet të cilët njëkohësisht janë me terapi të insulinës.

Përkundër mungesës së kohëpaskohshme të insulinës në të kaluarën dhe numrit gjithnjë në rritje të pacientëve që preken nga diabeti, këtë vit, furnizimi me këtë ilaç esencial në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare është i mjaftueshëm për të gjithë pacientët.

Lirije Mahmuti teknike e farmacisë në QKMF të Ferizajt tregoi për procedurën e regjistrimit që duhet ta ndjekin pacientët e rinj, në mënyrë që të furnizohen me insulinë e cila jepet falas. 

“Procedura shkon me recetë të mjekut, së pari shkon me raport të specialistit të cilën e cekë specialisti dhe duhet me marr recetën tek mjeku familjar dhe me i sjellë dokumentet këtu. Nëse është pacient i ri shtrihet në spital, por prej momenti që lirohet nga spitali vjen tek ne dhe ne i kërkojmë dokumentet që duhet me u regjistru dhe furnizohet tek ne me insulinë për çdo muaj. Një herë në muaj e merr dhe i japim ne për një muaj komplet, varet sa ka njësi. Shembull, ky pacient që i ka 20 njësi në mëngjes 20 në mbrëmje shkojnë 4 copë insulina dhe ia japim 4 copat përnjëherë për një muaj.”

Lirije Mahmuti – Teknike e farmacisë në QKMF të Ferizajt
Lirije Mahmuti- Teknike e farmacisë në QKMF të Ferizajt

Mahmuti tha se furnizimi i fundit me sasi të insulinës ka ardhur me 15 shkurt dhe në stoqet e barnatores ka sasi të mjaftueshme të tre llojeve të insulinës. 

“Kemi tri lloje të insulinës, atë NovoMix , NovoRapid dhe Levemir. Furnizimi me këto tre lloje është i mjaftueshëm dhe shumë i mirë. Numri i pacienteve  shkon rreth 900 pacientë, mirëpo për çdo muaj shtohen pacientët. Tek ne, nëse mungon njëri lloj i insulinës, pacientit nuk mundem t’ia zëvendësoj me tjetrën insulinë, sepse secila insulinë e ka veprimin e vet të ndryshëm.

Bahrie Salihu, e cila vuan nga diabeti,  tha se tash e 10 vite furnizohet me insulinë në këtë barnatore dhe me përjashtim të disa rasteve, insulina nuk ka munguar.

“Me insulina jam që 10 vite por furnizimi  kryesisht është i rregullt. Para 2 viteve ka pasur pak mungesë por tash është mirë. Tash në kohën e fundit e kanë ndarë që 2 herë me data me ardhë me i marr insulinat që mos me u bë këtu grumbulli i pacienteve.

Bahrie Salihu – Banore e Ferizajt

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ferizaj, aktualisht janë në stok mbi 4 mijë e 600 insulina, derisa furnizimi i rregullt me sasi të reja bëhet në baza mujore.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Për manovra të rrezikshme ndëshkohen 7 shoferë në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë kontrolleve të realizuara në pika të ndryshme të qytetit, kanë identifikuar dhe ndëshkuar tetë shoferë për shkelje të rënda në komunikacion.

Sipas njoftimit, 7 shoferë janë ndëshkuar, sepse kanë kryer manovra të rrezikshme, përfshirë rrëshqitjen e gomave me frenë dore, ndërsa një shofer është ndëshkuar për qarkullim me automjet me afat të skaduar të regjistrimit.

Për këto kundërvajtje, shtatë shoferëve u është shqiptuar gjobë nga 150 euro dhe nga një (1) pikë negative secilit.

Të ndëshkuarit janë:

V.H. (31 vjeç), me veturë Mercedes-Benz, ngjyrë hiri, me targa vendore

B.R. (30 vjeç), me veturë BMW XM, ngjyrë e kaltër, me targa vendore

D.B. (21 vjeç), me veturë Audi, ngjyrë e bardhë, me targa vendore

B.B. (22 vjeç), me veturë VW Golf, ngjyrë e bardhë, me targa vendore

B.I. (20 vjeç), me veturë Opel, ngjyrë hiri, me targa vendore

L.S. (31 vjeç), me veturë Audi, ngjyrë e bardhë, me targa vendore

L.A. (32 vjeç), me veturë BMW, ngjyrë e bardhë, me targa vendore

Ndërsa shoferi A.G. (29 vjeç), me veturë Ford, ngjyrë e gjelbër, me targa vendore, është ndëshkuar pasi automjeti kishte afat të skaduar të regjistrimit që nga data 02.12.2025.

Atij i është shqiptuar gjobë prej 200 euro dhe automjeti i është konfiskuar përkohësisht.

Continue Reading

Ferizaj

Qendra e Ferizajt tashmë 8 orë pa energji elektrike, KEDS konfirmon djegien e kabllove

Published

on

Qendra e Ferizajt ka hyrë në orën e tetë pa furnizim me energji elektrike. Ndërprerja ka nisur rreth orës 12:00 dhe po vazhdon ende.

Sipas njoftimit të fundit nga KEDS, për shkak të mbingarkesës janë djegur kabllot e transformatorit në qytetin e Ferizajt, çka ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë.

Linjat e prekura nga ky defekt janë linja unazore 35 kV Ferizaj 3 – Ferizaj 2, si dhe linjat 10 kV: Banka 1, Banka 2, Banka 3, Ujëvara dhe Kazerma Ferizaj.

Nga KEDS bëhet e ditur se ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë intensivisht në sanimin e dëmit, me qëllim të rikthimit të energjisë elektrike sa më parë. Ende nuk është dhënë një afat i saktë se kur pritet normalizimi i furnizimit.

Continue Reading

Ferizaj

Qendra e Ferizajt mbi 4 orë pa energji elektrike

Published

on

Qendra e Ferizajt ka mbi 4 orë që është pa energji elektrike, ndërprerje kjo që ka nisur rreth orës 12:00. Sipas njoftimit online të publikuar nga KESCO, arsyeja e ndaljes së energjisë elektrike është një defekt teknik i tipit “Phase to Earth short circuit”.

Sipas informacioneve në terren, pa energji elektrike kanë mbetur disa nga rrugët kryesore të qendrës së qytetit, përfshirë rrugën Dëshmorët e Kombit, rrugën Ramadan Rexhepi dhe rrugën 12 Qershori.

Deri më tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga KESCO se kur pritet të rikthehet furnizimi me energji elektrike.

Njoftimi në aplikacionin “E-KESCO”

Continue Reading

Trending