Rrjeti televiziv amerikan CNN bën të ditur se sot ka vdekur Sekretarja e parë femër e SHBA-ve, zonja Madeleine Albright. Sipas CNN, vdekja e saj ishte konfirmuar kur stafi i kompanisë Albright Stonebridge Group, e pranoi përmes emailit një njoftim për vdekjen e zonjës Madeleine Albright, themelueses së asaj kompanie.

Zonja Albright ishte sekretare e shtetit në mandatin e Presidentit Clinton, dhe ishte avokuese e madhe për intervenimin ushtarak të NATO-s mbi caqet e Jugosllavisë së atëhershme, në luftën për çlirimin e Kosovës nga okupimi serb. Gjatë vizitës së fundit të zonjës Albright në Kosovë, më 12 Qershor 2019, në fjalimin e saj me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, ajo pat deklaruar se ishte krenare me të arriturat e Kosovës dhe të popullit të saj.

Madeline Albright kishte lindur më 1937 në Çekosllovaki, dhe ishte me prejardhje hebreje.

Të ngjashme

Të tjera