Një nga luftanijet më të rëndësishme të marinës ruse “Moskva” është dëmtuar rëndë në Detin e Zi, pasi u sulmua me raketa ukrainase.
Komanda Operacionale e krahut jugor të Ukrainës pohoi sot se “Moskva” kishte filluar të fundosej pasi u godit me raketa kundëranijesore të tipit Neptun.
“Në zonën operacionale të Detit të Zi, raketat kundëranijesore Neptun goditën kryqëzorin “Moskva”, luftanijen kryesore të flotës ruse në Detit e Zi- e cila pësoi dëme të konsiderueshme,” thuhet në deklaratë.
Sipas autoriteteve ushtarake Ukrainase, njësitet tjera flotës Ruse u përpoqën të ndihmonin, por stuhia e madhe dhe një shpërthim i fuqishëm municionesh e përmbysi kryqëzorin dhe ai filloi të fundosej.
Ministria ruse e mbrojtjes deklaroi se “Moskva” “mbetet në det” dhe se po merren masa për ta tërhequr atë në port.
Luftanija “Moskva” është e gjatë 186 metra, peshon 12490 tonelata, ka 500 marinarë, dhe mban 16 raketa kundëranijesore P-500, 64 raketa kundërajrore SAM-300, 10 tuba të torpedove, sisteme radarike të navigimit, sisteme të pengimit elektronike, si dhe magazina të mëdha armatimi.
Në videon e mëposhtme të siguruar nga njësitet v%zhguese të forcave të armatosura të Ukrainës, shihet zjarri i madh i cili ka kapluar këtë bishë ushtarake detare të Rusisë në Detin e Zi, pas goditjes me raketa Neptun.

Të ngjashme

Të tjera