Connect with us

COVID19

Tre të vdekur dhe mbi 1800 raste të reja me Covid-19

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit në Kosovë u regjistruan 1 mijë e 853 raste pozitive me Covid 19 të cilat rezultuan pas testimit të 4 mijë e 786 mostrave, kurse 3 persona humbën jetën si pasojë e sëmundjes.

Në këtë hark kohor nga sëmundja janë shëruar 840 qytetarë ndërkaq në  gjithë vendin  janë 10 mijë e 830 raste aktive.

Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar mbi 246 mijë raste të infektimit kurse 3 mijë e 164 qytetarë kanë humbur jetën. 

Në 24 orët paraprake janë administruar 127 doza të vaksinës kundër covid 19 kurse prej fillimit të vaksinimit mbi  824 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy doza. 

COVID19

Covid-19 ende prezent në Ferizaj – Një rasti i ri me koronavirus

Published

on

Në komunën e Ferizajt në 24 orët e fundit u regjistrua një rast i ri me koronavirus dhe një pacient është shëruar nga sëmundja.


Rasti i fundit pozitiv është një qytetar i moshës mbi 50 vjeç, përcjell TV TEMA.


Deri tani, nga covid 19 janë prekur 14 mijë e 277 ferizajas kurse 184 prej tyre humbën jetën.


Në gjithë komunën e Ferizajt aktualisht janë 19 raste aktive me koronavirus.

Continue Reading

COVID19

Ndërrojnë jetë dy persona si pasojë e Covid-19

Published

on

Ministria e shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit kanë vdekur 2 persona dhe janë regjistruar 191  raste të reja të infektimeve me koronavirus të cilat rezultuan pas testimit të 926 mostrave.

Në këtë hark kohor nga sëmundja janë shëruar 255 pacientë ndërkaq në  gjithë vendin  janë 1 mijë e 325 raste aktive.

Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar mbi 271 mijë raste të infektimit kurse 3 mijë e 196 qytetarë kanë humbur jetën. 

Në 24 orët e fundit janë dhënë 30 doza të vaksinës anti-covid derisa nga fillimi i vaksinimit mbi 824 mijë persona janë vaksinuar me dy doza. 

Continue Reading

COVID19

58 raste aktive me Covid-19 në Ferizaj

Published

on

Në komunën e Ferizajt në 24 orët e fundit u regjistrua 1 rast i ri me koronavirus derisa nga sëmundja janë shëruar 4 pacientë.

Sipas raportit të përditësuar të Ministrisë së Shëndetësisë, rasti i fundit pozitiv i përket grup moshës prej 20 deri në 29 vjeç.

Deri tani, nga covid 19 janë prekur 14 mijë e 246 ferizajas kurse 184 prej tyre humbën jetën.

Në gjithë komunën e Ferizajt aktualisht janë 58 raste aktive me koronavirus. 

Continue Reading

Trending