Connect with us

Botë

Presidenti amerikan Joe Biden del negativ për Covid-19

Published

on

Presidenti Joe Biden ka rezultuar negativ për Covid-19 pas një izolimi pesë-ditor dhe do të ndërpresë izolimin e tij të mërkurën, thotë mjeku i tij.

Biden bëri dy teste të antigjenit, një të martën në mbrëmje dhe një të mërkurën në mëngjes, që të dyja ishin negative, shkruan Dr. Kevin O'Connor në letrën e tij.

Presidenti do të mbajë një maskë të përshtatshme për 10 ditë për të parandaluar përhapjen e virusit dhe do të rrisë frekuencën me të cilën do të testohet për të zbuluar për çdo rigjallërim të mundshëm të virusit.

O'Connor përmendi potencialin për "rikthim" pasi Biden mori Paxlovid antiviral në shpjegimin e testimit më të shpeshtë.

Presidenti është vendosur të flasë në orën 11:30 të mëngjesit (sipas orës lokale në Washington D.C) për Covid nga Kopshti i Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë./CNN

Botë

Përleshje fizike në parlamentin italian

Published

on

Një përleshje fizike mes deputetëve ka ndodhur më 13.06.2024 në parlamentin e Italisë.

Siç raporton Zëri i Amerikës, Leonardo Donno, deputet i Lëvizjes “5 Yje”, po përpiqej t’i vinte flamurin italian ministrit për Çështjet Rajonale, Roberto Calderoli gjatë një diskutimi mbi projekt-ligjin e diskutueshëm të qeverisë në lidhje me autonomitë lokale.

Incidenti mes këtyre dyve u shndërrua në përleshje masive mes deputetëve të grupeve të ndryshme parlamentare derisa bëhet e ditur se njëri nga  pjesëmarrësit në përleshje është larguar nga parlamenti në një karrige pacientësh.

Continue Reading

Botë

Qeveria e Sllovakisë konfirmon atentatin dhe plagosjen e kryeministrit Fico

Published

on

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është plagosur në një atentat pasditen e sotme.

Fico, 59 vjeç, u dërgua në spital pasi ndaj tij u shkrepën katër plumba në stomak dhe gjoks në ngjarjen që ndodhi pranë Shtëpisë së Kulturës së Qytetit, Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bratislavë.

I dyshuari për plagosjen është arrestuar menjëherë pas të shtënave, raportuan gazetarët të cilët ishin në përcjellje të një aktiviteti të Ficos me mbështetësit .

Fico është kryeministër i Sllovakisë që nga fundi i vitit 2023

Continue Reading

Botë

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore

Published

on

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore pasi  nesër mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale

Heshtja zgjedhore përfundon më 24 prill në orën 19:00, kur mbyllen vendvotimet.

Si zakonisht, gjatë ditës së sotme në votimet paraprake  të drejtën e tyre qytetare do të kenë mundësi ta ushtrojnë të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit.

Zgjedhjet e shtatë presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen të mërkurën,  më 24 prill, ndërsa raundi i dytë i mundshëm i tyre,  së bashku me zgjedhjet parlamentare, është caktuar pas dy javësh, më 8 maj.

Continue Reading

Trending