Connect with us

Botë

Mali i Zi detyron bartjen e maskave kundër Covid-19

Published

on

Në Mal të Zi, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemike të shkaktuar nga koronavirusi, në 15 ditët e ardhshme do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskave mbrojtëse, ndërsa autoritetet shëndetësore u kanë bërë thirrje edhe një herë qytetarëve që të vaksinohen kundër virusit Covid-19.

Instituti për Shëndet Publik (IJZ) kërkon që qytetarët të vaksinohen edhe me nga një dozë nëse është e nevojshme dhe konsiderojnë se kjo është mënyra e vetme që shpëton jetë, raporton Rtk.

Drejtori i këtij instituti, Igor Galiq, tha se për shkak të rritjes së numrit të infektuarve dhe të shtruarve në spital, janë vendosur  masa, siç është mbajtja e detyrueshme e maskave mbrojtëse në të gjitha institucionet e administratës publike, si dhe në dyqane ushqimore, barnatore dhe pika karburanti.

Gjithashtu, mbajtja e detyrueshme e maskave mbrojtëse është vendosur të jetë edhe në ambientet e mbyllura të aeroporte, stacione hekurudhore dhe të autobusëve.

“Nëse këto masa nuk sjellin përmirësim të situatës në periudhën e ardhshme, do të pasojnë masat e mbajtjes së maskave të detyrueshme në të gjitha ambientet e mbyllura”, tha Galiq, duke kërkuar që të gjithë ata që nuk janë vaksinuar, ta bëjnë këtë sa më parë.

Ai ri kujtoi se gjithsej 13 persona kanë vdekur që nga 12 korriku, nga të cilët pesë ishin të vaksinuar, por me status të gabuar të imunizimit.

“Tetë prej tyre nuk ishin vaksinuar fare. Prandaj, nga pesë të vdekurit, asnjë person nuk trajtohet si i imunizuar sepse kanë kaluar gjashtë muaj nga doza e fundit për të gjithë”, tha Galiq, duke thënë se mosha mesatare e të vdekurve të  vaksinuar ishte 75, ndërsa i pa vaksinuari 71 vjeç.

Botë

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore

Published

on

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore pasi  nesër mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale

Heshtja zgjedhore përfundon më 24 prill në orën 19:00, kur mbyllen vendvotimet.

Si zakonisht, gjatë ditës së sotme në votimet paraprake  të drejtën e tyre qytetare do të kenë mundësi ta ushtrojnë të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit.

Zgjedhjet e shtatë presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen të mërkurën,  më 24 prill, ndërsa raundi i dytë i mundshëm i tyre,  së bashku me zgjedhjet parlamentare, është caktuar pas dy javësh, më 8 maj.

Continue Reading

Botë

Bitcoin me rekord historik – kalon vlerën mbi 71 mijë dollarë

Published

on

Çmimet e Bitcoin shënuan një rekord të ri, pasi në orën 8:25 të mëngjesit të sotëm, arriti vlerën 71,644 dollarë derisa më pas pësoi një rënie të lehtë.

Që nga fillimi i vitit, tregu financiar shfaqi tendencën e rritjes të Bitcoin, pasi më 1 janar tregtohej me vlerën prej 44.100 dollarë derisa rritja e jashtëzakonshme filloi nga fundi i shkurtit, kur shënoi vlerën tregtare prej 68,342 dollarë.

Nëse krahasojmë me vlerën e para 6 muajve, kur më 11 shtator vlera e kësaj kriptovalute ishte pak mbi 25 mijë dollarë, Bitcoin sot shënoi rritje mbi 183 %.

Continue Reading

Botë

Bosnje-Hercegovina goditet prej një tërmeti rreth 4-shkallësh

Published

on

Sarajeva dhe rrethina e saj janë goditur në mëngjesin e së hënës prej një tërmeti rreth 4 shkallësh të Rihterit, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare dhe Institutit Federal të Hidrometeorologjisë.

Tërmeti 3.9 shkallë është regjistruar rreth orës 9:22 afër Sarajevës.

Thellësia e tërmetit ka qenë gjashtë kilometra.

Qytetarët e Sarajevës kanë thënë se tërmeti është ndjerë shumë dhe ka zgjatur disa sekonda.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë dëm material.

/REL/

Continue Reading

Trending