Connect with us

Art & Showbiz

Shuplaka e famshme, Will Smith i kërkon falje Chris Rock-ut

Published

on

Aktori  Will Smith i ka rënë piashman për shuplakën që ia dha komedianit Chris Rock në ceremoninë e çmimeve Oscars.

Smith ka vendosur që Rock-ut t’i kërkojë falje, këtë e ka bërë përmes një videoje në Instagram.

 “Ka kaluar një minutë…”, thuhet në fillim të tekstit të videos.

“Gjatë muajve të fundit, unë kam menduar shumë dhe kam bërë punë personale… Ju bëtë shumë pyetje të drejta, të cilave doja të merrja pak kohë për t’iu përgjigjur.”, thuhet në fillim t ë videos.

Më pas Will Smith shfaqet duke i kërkuar falje Chris Rockut.

Kërkimfalja në link:

https://www.instagram.com/p/CgmVDHXoAw8/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Art & Showbiz

Çmim Oscar për filmin ku luan aktorja me prejardhje nga Kosova, Luana Bajrami

Published

on

Filmi “Two People Exchanging Saliva” [Dy njerëz që shkëmbejnë pështymë] është shpërblyer me Çmim Oscar në kategorinë e filmit të shkurtër, në ceremoninë e mbajtur në Llos Angjellos të Shteteve të Bashkuara të dielën.

Aktorja dhe regjisorja me prejardhje nga Kosova, Luana Bajrami e ka pranuar çmimin bashkë me pjesën tjetër të ekipit.

Kur u përmend prejardhja e pjesëmarrësve në film, Bajrami u përshkrua si aktore nga Kosova. Filmi u duartrokit edhe për faktin që është realizuar nga një shumicë grash.

Bajrami, 25-vjeçare, ka lindur në Kosovë, mirëpo familja e saj është shpërngulur është Francë, prandaj ajo jeton atje.

Luana e luan rolin e Malaises, një gruaje të re në këtë film bardhezi, i cili është bashkëprodhim mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara.

Filmi e ka në qendër intimitetin dhe konsumizmin në një version distopian të Parisit, ku prekja romantike, veçanërisht puthja, është e ndaluar dhe e dënueshme me vdekje.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka përgëzuar Bajramin dhe gjithë ekipin për çmimin e fituar.

“Jemi krenarë me këtë arritje të madhe të Luanës, aktores së patrembur, të lindur në Kosovë e cila përfaqëson më të mirën e të rinjve tanë: talentin, vendosmërinë dhe besimin për t’i ndjekur edhe ëndrrat më të mëdha”, ka thënë Osmani përmes një postimi në rrjete sociale.

Filmi e ka ndarë këtë çmim bashkë me filmin tjetër “The Singers”, [Këngëtarët] – vendim i rrallë në ndarjen e këtyre çmimeve.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars, Akademia e Arteve në SHBA nderon yjet e kinematografisë botërore.

Filmi One Battle Afte Another (Betejë pas beteje) është shpërblyer me gjashtë çmime, përfshirë çmimin për filmin më të mirë.

Vetë Kosova ka tre vjet që nuk ka garuar me asnjë film për Oscars në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar.

Suksesi më i madh i vendit është shënuar më 2016 me filmin “Shok” me regji dhe skenar të regjisorit britanik, Jamie Donoughue, i luajtur nga aktorë të Kosovës dhe i xhiruar në Kosovë. Ai ishte filmi i parë që përfaqësoi kinematografinë e Kosovës në këtë ceremoni.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Art & Showbiz

Uta dhe Mrika do ta “pushtojnë” botën edhe përmes pullave më të reja postare

Published

on

Posta e Kosovës ka lëshuar sot në qarkullim emisionin e ri të pullave postare me motivin “Alpinistet e Kosovës – Uta Ibrahimi dhe Mrika Nikqi”.

Në njoftim thuhet se ky emision i pullave postare i kushtohet alpinizmit kosovar dhe grave që, me guxim, përkushtim dhe arritje historike, kanë ngritur emrin dhe flamurin e Kosovës në majat më të larta të botës.

“Motivet e dy pullave postare prezantojnë dy alpinistet kosovare të rangut botëror: Uta Ibrahimi, e cila arriti të bëhet gruaja e parë nga Ballkani që ka ngjitur 14 majat mbi 8.000 metra, si dhe Mrika Nikqi, alpinistja më e re kosovare që po ashtu preku majat më të larta të botës, përfshirë majën Everest.

Me guxim, përkushtim dhe vizion, Uta dhe Mrika e kanë vendosur Kosovën në hartën globale të alpinizmit. Dy sportistet e jashtëzakonshme janë simbole të ambicies së pakufishme dhe dëshmi se ëndrrat e mëdha nuk njohin moshë. Shembulli i tyre mbetet frymëzim për alpinistët e të gjitha brezave” thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

#

Continue Reading

Arbëri

Lahuta futet në listën e UNESCO-s për mbrojtje urgjente

Published

on

Lahuta, një vegël e njohur muzikore shqiptare, është futur edhe zyrtarisht në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, njoftoi të martën kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Lahuta është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente”, shkroi Rama në Facebook.

Lahuta është instrument prej druri me një tel të vetëm, me një trup të zbrazët të mbuluar me lëkurë dhe një qafë të gdhendur, i cili ndërtohet, luhet dhe shoqërohet me këndim kryesisht në veriun dhe veriperëndimin e Shqipërisë.

Instrumenti punuar me dorë prej druri, dikur kishte tela prej qimesh kali, ndërsa sot shpesh përdor fije najloni. Ajo luhet në rrethin familjar dhe bashkësi, si dhe në raste të veçanta si dasma dhe festa.

“Lahuta kontribuon në ruajtjen e kujtesës së përbashkët dhe vlerave shoqërore. Nëse dikur përqendrohej në legjenda lokale, sot praktika përfshin edhe tregime personale, duke e lejuar traditën të evoluojë. Kjo ndërthurje e së vjetrës me të renë e mban praktikën të rëndësishme dhe të pranishme”, tha UNESCO në njoftimin e saj.

Lahuta është më e fundit në mesin e disa trashëgimive shqiptare të UNESCO i merr zyrtarisht nën mbrojtje.

Dhjetorin e kaluar, UNESCO e mori nën mbrojtje vallëzimin e njohur festiv shqiptar, “K’cimi i Tropojës”, ndërsa më 2022, xhubletën shqiptare, një veshje 4 mijë vjeçare.

Pjesë e listës së pasurive botërore që mbrohen nga UNESCO janë edhe Butrinti, Berati, Gjirokastra, iso-polifonia dhe tradita e shtegtimit të bagëtive apo “Transhumanca”.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending