Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton për ngirjte graduale të temperaturave në Kosovë gjatë kësaj jave, transmeton TV TEMA.
Temperaturat minimale do të jenë nga 12-16 gradë Celsius ndërsa ato maksimale nga 25-31 gradë celsius.
Njoftimi i plotë nga IHMK:
Parashikimi i Motit për pesë ditë 01-05 gusht 2022!
Gjatë kësaj jave do të mbajë mot me diell dhe vranësira, gjithashtu do ketë edhe ngritje graduale të temperaturave.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7 m/s.
Punëtorët e RTK-së protestuan para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, për shkak të mos alokimit të buxhetit për RTK-në dhe mos pagesës së pagave për 700 punonjës e këtij mediumi publik.
Sipas njoftimit të Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së (SPERTK), institucionet përkatëse ende nuk kanë siguruar fondet e nevojshme për funksionimin e RTK-së, çka, sipas tyre, e ka vënë në rrezik serioz vazhdimësinë e transmetuesit publik dhe të drejtën për informim të qytetarëve.
“RTK nuk hesht edhe në errësirë”, “Pa RTK-në s’ka zë të qytetarëve”, ”Gazetar pa pagë – demokraci pa zë”, ishin disa nga pankartat që protestuesit i mbanin në duar.
Kryetari i Sindikatës së RTK-së, Gëzim Bimbashi, kërkoi që menjëherë të alokohet buxheti për institucionin e vetëm publik, rritjen e buxhetit për vitin e ardhshëm si dhe sigurimin e pagave..
Sipas tij, protesta nuk ka karakter politik por erdhi si nevojë e mbijetesës, pasi mbi 700 familje të punonjësve të RTK-së ndodhen në gjendje të rëndë ekonomike.
Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka mbajtur sot konferencë për media për të prezantuar detajet dhe informacionet për protestën e thirrur për nesër, më 7 gusht me fillim në ora 17:00.
Nënkryetari i OVL-së, Gazmend Syla tha se për këtë protestë janë bërë të gjitha përgatitjet,përfshirë lejen nga Komuna e Prishtinës, është njoftuar Policia e Kosovës, është angazhuar ambulanca dhe është siguruar transporti me autobus për këdo që ka dëshirë me marrë pjesë në protestë.
Syla bëri të ditur se në folës në këtë protestë do jene profesoresha universitare, zonja Nevenka Trump, organizuesi i kësaj proteste, kryetari i OVL-së, Hysni Gucati, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe një djalë dëshmori.
“I ftoj qytetarët që bashkëndjejnë me ne të marrin pjesë në këtë protestë në ora 17:00 në sheshin ‘Skënderbeu’ për të dërguar një mesazh edhe te bashkësia ndërkombëtare se bashkëluftëtarët tanë nuk janë vetëm, dhe ne do jemi gati t’iu dalim në mbështetje sa herë të jetë nevoja”, vazhdoi Syla duke shprehur me këtë rast edhe shqetësimin e përbashkët për informacionet se Gjykata Speciale së fundmi ka pranuar si dëshmi edhe dokumente nga institucionet serbe.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të martën se e ka tërhequr një kërkesë drejtuar në korrik Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se çfarë do të ndodhte nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik – afati i përcaktuar nga gjykata më herët përmes një aktgjykimi.
Ajo tha se arsyeja e tërheqjes së kërkesës së saj është gjyqtari serb në Gjykatën Kushtetuese, Radomir Llaban.
Osmani tha se caktimi i Llabanit si raportues në shqyrtimin e kërkesës së saj, “është jo vetëm shqetësues, por edhe i rrezikshëm”.
“Këtë e kam bërë si reagim të menjëhershëm ndaj informatës tashmë të konfirmuar se si gjyqtar raportues në këtë kërkesë është caktuar gjyqtari Radomir Llaban, për veprimtarinë e rrezikshme të të cilit në vitet 2018, 2021 dhe 2024, institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar informacione të qarta e zyrtare”, tha ajo.
Osmani tha se, sipas informatave “të cilat në vitet 2021 dhe 2024 po ashtu janë ndarë edhe me Gjykatën Kushtetuese, ky gjyqtar paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe është i angazhuar në veprimtari kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.
Vitin e kaluar, Ministria e Drejtësisë e Kosovës kishte refuzuar ta emëronte Llabanin për noter, pas pranimit të informacioneve nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) lidhur me integritetin e tij.
Osmani tha se nuk mund të tregojë hollësi për rrezikun që përbën për sigurinë kombëtare të Kosovës gjyqtari Llaban, duke shtuar se ky është vlerësim i klasifikuar i institucioneve të sigurisë.
“Për momentin nuk mund t’i ndajmë. Ndoshta më vonë. Janë dokumente të klasifikuara që nuk mund të ndahen me publikun tani”, tha ajo.
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) tha për Radion Evropa e Lirë se, duke e parë integritetin e kontestuar në publik të gjyqtarit Llaban, “është e pakuptimtë” se si kryetari i Gjykatës Kushtetuese e ka caktuar atë si raportues në një ndër rastet më të rëndësishme që lidhen me konstituimin e Kuvendit.
Ai tha se IKD-ja e kishte kontestuar përmes reagimit publik procesin e emërimit të Llabanit në pozitën e gjyqtarit të Gjykatën Kushtetuese më 2018.
“Në atë kohë IKD në reagim kishte kontestuar integritetin e z. Llaban, duke pas parasysh procesin gjyqësor ndaj të njëjtit. Për më tepër IKD kishte kërkuar nga Kuvendi i Kosovës dhe presidenti i republikës që të kishin parasysh integritetin dhe kredibilitetin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me procesin e emërimit të të njëjtit”, tha ai.
Megjithatë, Miftaraj tha se presidentja nuk është dashur të merrej me këtë çështje publikisht, pasi kështu “e rrezikon pavarësinë” e Gjykatës Kushtetuese.
“Për më tepër, forma dhe mënyra që presidentja Osmani ka zgjedhur për ta trajtuar ketë çështje përmes adresimit publik, është mënyra më e gabuar dhe e rrezikshme lidhur me pavarësinë dhe integritetin e Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.
Një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese mund të shkarkohen nga presidenti i Kosovës vetëm me propozimin e dy të tretave të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dhe vetëm për kryerjen e krimeve të rënda ose për mospërfillje të rëndë të detyrave.
Osmani theksoi se, pas tërheqjes së kërkesës së saj, ka gjasa që “shumë gjëra të mbesin të paqarta, duke shtuar se dëshiron t’i nxisë deputetët e Kuvendit të Kosovës t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për çështjen e seancës konstituive, “me shpresën që Llaban të mos caktohet në lëndën e tyre”.
Në aktgjykimin e saj, të cilin deputetët e shpërfillën, Kushtetuesja nuk kishte treguar pasojat juridike të një shpërfilljeje të tillë.
Kërkesa e Osmanit ishte bërë pasi vendi është zhytur në një krizë politike si pasojë e mosthemelit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Deputetët kanë dështuar në 54 përpjekje që nga 15 prilli për ta bërë Kuvendin e ri, hap i domosdoshëm për formimin e Qeverisë së re.
Në fund të muajit të kaluar, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi që deputetët të mos marrin asnjë vendim dhe veprim deri më 8 gusht, sa i përket konstituimit të Kuvendit, derisa po shqyrton dy lëndë.
Kushtetuesja po i shqyrton si lëndë të përbashkët edhe kërkesat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat kanë kërkuar sqarime për çështjet kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit.