Ka filluar panairi i katërt librit në Ferizaj, raporton TV TEMA.

Ky panair sipas Komunës së Ferizajt ka mbledhur mbi 30 shtëpi botuese të cilat në sheshin e Ferizajt u ofrojnë mundësinë ferizajasve që duan të lexojnë të kenë afër librin.

Panairi organizohet nga Klubi Letrar “De Rada” në kuadër të “Ditëve të Diasporës”.

Kohëzgjatje e panairit është tre ditore, pra nga 4 gushti deri më 6 gusht 2022.

Të ngjashme

Të tjera