Connect with us

Kosovë

Familja Dehari kërkon përjashtimin e prokurorit nga rasti i Astritit

Published

on

Familja Dehari ka kërkuar përjashtimin e prokurorit të Prokurorisë Speciale, Afrim Shefkiu, nga rasti i djalit të tyre, Astritit.

Nëna e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Xhemile Dehari në një konferencë për media tha se nuk kanë pasur kurrë komunikim të mirë me prokurorin tash e katër vjet, njofton KK.

Madje, ajo thotë se ekspertizën shtesë për rastin e djalit të saj më parë e patën mediat sesa familjarët, pasi siç thotë komunikimi me të ishte i ‘thatë’ edhe pse në vazhdimësi e thirrnin.

“Jo se kemi zgjedhë ne për të bërë kërkesën për largim të këtij prokurori, por puna e tij na ka detyruar që të bëjmë një kërkesë të tillë. Qe katër vjet duke e pritë as katër fjalë s’i kemi prej tij se si po shkon procesi”.

Kemi shkuar për të biseduar me të dhe s’na ka thënë asnjë sqarim, nuk na thërret kurrë dhe nuk bisedon kurrë. Ne nuk jemi armiq, jemi njerëz që kërkojmë të zgjidhim rastin që na ka ndodhë” tha ajo.

Kërkesën e familjarëve e bëri të ditur edhe avokati i tyre, Tomë Gashi, i cili tha se ekspertiza shtesë nga Zvcira konfirmoi ekspertizën e vitit 2019 – në të cilën është eliminuar teoria e vetëvrasjes për Astrit Deharin.

“Kërkesë për përjashtimin e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Afrim Shefiku, i cili është prokuror në hetimin e vrasjes së djalit të tyre, Astrit Dehari. Kjo konferencë ka qenë e nxitur prej mos veprimit apo veprimit të pamenduar mirë të Prokurorisë Speciale kur edhe vetë kanë publikuar dy raste si pjesë e ekspertizës shtesë të ardhur nga Zvicrra në prill të këtij viti”.

Ekspertiza shtesë faktikisht kanë menduar ta paraqesin krejtësisht ndryshe, por dihet se ekspertiza shtesë vetëm ka konfirmuar eksperzitën e vitit 2019 me të cilën është vërtetuar se është eliminuar teoria e vetëvrasjes së Astrit Deharit dhe është konstatuar pjesëmarrja e personave të tretë në vrasjen e tij”, tha Gashi./KK

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Mbrojtja kërkon që Jakup Krasniqi të shpallet i pafajshëm

Published

on

Në nisje të deklaratave përmbyllëse avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, tha se klienti i saj duhet të shpallet i pafajshëm dhe të kthehet pranë familjes së tij.

Ajo tha se Krasniqi gjendet në paraburgim në Hagë që 1.926 ditë.

“Parashtrojmë që është vetëm një opsion që të merrni vendim pafajësie ndaj të gjitha akuzave të ngritura ndaj Jakup Krasniqit. Në fund të parashtrimit do t’iu bëjmë thirrje të nderuar gjykatës që ta shpallni të pafajshëm Krasniqin dhe ta lejoni këtë zotëri 75-vjeçar që të kthehet në familjen e tij dhe të kalojë vitet që i ka caktuar Zoti me familjen e tij”, tha ajo.

Mbrojtja: ZPS mbështetet në spekulime

Avokatja Venkateswari Alagendra tha se ZPS-ja mbështetet në “spekulime dhe pretendime të pambështetura” në akuzat ndaj Krasniqit.

Ajo tha se nuk ka asnjë dëshmitar që thotë se Krasniqi e ka keqtrajtuar.

“Të nderuar gjykatës, ju kërkoj që kur të shqyrtoni provat e paraqitura nga Prokuroria të mos harroni këto fakte. Në të gjitha provat nuk ka qoftë edhe një dëshmitar të vetëm që pretendon se Krasniqi e ka rrahur, e ka keqtrajtuar apo torturuar. Nuk ekziston një viktimë e vetme nga qindra dëshmitarë të Prokurorisë që pretendojnë ose akuzojnë Krasniqin që i ka rrahur abuzuar ose ka qenë i pranishëm kur ata janë keqtrajtuar. Kjo prokurori mbështetet kryesisht në spekulime dhe pretendime të pambështetura”, tha ajo.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Mbrojta e Selimit përfundon deklaratat përmbyllëse

Published

on

Avokati kryesor i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, e mori në fund fjalën për të përmbyllur deklaratat e mbrojtjes. Ai tha se trupi gjykues do të arrijë në përfundimin që klienti i tij është i pafajshëm nëse shikon tërësinë e provave.

“Selimi nuk ka qenë komandant. Nuk ka ushtruar asnjë përgjegjësi eprore në asnjë mënyrë dhe asnjë formë. Këtu përfshihet edhe autoriteti i pretenduar se Selimi ka qenë anëtar i këtyre strukturave pavarësisht se ai që në fillim ka qenë një anëtar i njohur i UÇK-së”, tha Roberts.

Ai tha se pafajësia e Selimit mbështetet po ashtu në faktin që nuk kishte vartës “dhe nuk kishte lidhje me kontroll efektiv”, siç pretendon Prokuroria.

“Provat kundër tij janë kontradiktore nuk kanë besueshmëri dhe janë të pabazuara. Veçmas pretendimet që ai ka marr pjesë në ndonjë krim të pretenduar”, tha Roberts.

Gjykata ka shkuar në pushimin e drekës dhe pas pushimit, mbrojtja e Jakup Krasniqit do të nisë shpalosjen e deklaratave përmbyllëse.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Avokati Roberts: Rexhep Selimi është plotësisht i pafajshëm

Published

on

Në Gjykatën Speciale, seanca e pasdites kanë vazhduar me paraqitjen e fjalës përmbyllëse ekipi mbrojtës i Rexhep Selimit.

Në fillim të deklarimit, avokati Geoffrey Roberts, tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk ka arritur të vërtetojë asnjë nga krimet e pretenduara që i ngarkohen klientit të tij.

Avokati Roberts tha se qëndrimi i mbrojtjes është që nuk ka ekzistuar Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale, ku ka qenë i përfshirë Selimi apo të akuzuarit e tjerë në asnjë periudhë të aktakuzës, siç pretendon Prokuroria.

Në mungesë të provave për këtë pretendim i cili është i mangët edhe në logjikë nuk mund të ketë përgjegjësi për Selimin për kryerjen e krimeve, tha ai duke shtuar se  pretendimi kryesor i Prokurorisë është se të akuzuarit së bashku me anëtarët e tjerë të asaj që e cilëson si ndërmarrje të përbashkët kriminale kishin për qëllim marrjen nën kontroll të Kosovës dhe largimin e kundërshtarëve. Për këtë pretendim të Prokurorisë, avokati Roberts tha se në vetvete, qëllimi për marrjen nën kontroll Kosovën nuk është kriminal, por mënyrë për t’i dhënë fund shtypjes së Millosheviqit.

Continue Reading

Trending