Connect with us

Kosovë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës: Nëse shtrenjtohet rryma, bizneset do rrisin çmimet

Published

on

Pas kërkesës së KESCO-s në Zyrën e Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e energjisë elektrike, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka paralajmëruar se nëse është në plan që të rriten tarifat e rrymës për bizneset, do të rriten edhe më tej çmimet e produkteve në vend.

Çmimi i energjisë mund të rritet përsëri sivjet, pasi që Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka pranuar më 9 gusht një aplikim për shqyrtim të jashtëzakonshëm të të hyrave të lejuara maksimale për Furnizuesin me Shërbim Universal, KESCO.

Kryetari i ri i Odës Ekonomike të Kosovës, Rafuna në një intervistë për KosovaPress, ka folur për kërkesat e bizneseve dhe reformimin e OEK-ut. Për më tepër thekson se OEK-u, do të jetë një shtëpi e bizneseve, e cila do t’i mbrojë interesat e biznesit në të mirën e ekonomisë së vendit dhe motivimit të investitorëve të huaj në vendin tonë.

Si frikë ose si shqetësim i bizneseve që kanë paraqitur, është edhe paralajmërimi për ngritjen e tarifave të rrymës, edhe pse ne si Odë Ekonomike, ende nuk kemi marrë ndonjë dokument… Sikurse që theksova për naftën që ka drejtpërdrejt efekt në procesin e prodhimit, po ashtu edhe te rryma ka afekt drejtpërdrejt në proces të prodhimit, për arsye se prodhimi është i ndërlidhur në procesin e energjisë elektrike, kështu që është e vërtet që në muajin shkurt nuk ka pasur ngritje të tarifave të energjisë elektrike për bizneset, për këtë arsye ne presim që ta kemi një dokument nga ZRRE-ja, se a janë të përfshira edhe bizneset apo i përfshinë vetëm qytetarët. Nëse shtrenjtohet rryma për bizneset padyshim që do të ketë efekt edhe në ngritjen e çmimit të produkteve, për arsye se rryma ka ndikim në proces të prodhimit”, thekson ai.

Rafuna i cili javë më parë është zgjedhur kryetar i OEK-ut, thotë se kërkesat e bizneseve janë edhe sa i përket sundimit të ligjit.

Ai thekson se bizneset kanë kërkesa të arsyeshme dhe ligjore për t’iu dalë në ndihmë Qeveria si rezultat i pandemisë, por edhe i inflacionit të madh.

Bizneset tona kanë kërkesa të arsyeshme dhe ligjore për t’iu dalë në ndihmë, edhe si rezultat i pandemisë, por edhe si rezultat i inflacionit të madh dhe problemeve që kanë lindur gjatë zinxhirit të furnizimit. Ka mundësi qeveria, në disa mënyra që mundet me i ndihmuar bizneset. Kam pritje që ne së bashku me qeverinë, kuvendin, pse jo edhe me presidencën, që të diskutojmë së bashku se si mund t’iu dalim në ndihmë bizneseve tona që ato sa më lehtë ka kalojnë këtë krizë”, thotë ai.

Rafuna thotë OEK do të përfaqësojë kërkesat e biznesit në mënyrën më të mirë të duhur pranë institucioneve të vendit dhe atyre ndërkombëtare.

Oda Ekonomike e Kosovës do t’i nënshtrohet një ri-organizmit të ri, i cili përkon me kërkesat e kohës, me realitetin e sotëm që e kemi, të zhvillimit ekonomik, social, por edhe zhvillimit politik të shtetit tonë. Kështu që Oda Ekonomike e Kosovës do të jetë do të jetë një shtëpi e biznesit ku do t’i përfaqësoj kërkesat e biznesit në mënyrën më të mirë të duhur pran institucioneve të vendit, po ashtu edhe pranë institucioneve ndërkombëtare. Do të jetë një shtëpi e cila do t’i mbrojë interesat e biznesit për të mirën e ekonomisë së vendit dhe për të mirën e motivimit të investitorëve të huaj në vendin tonë. Po ashtu OEK, nën udhëheqjen time, do të jetë një partner konstruktiv, transparent dhe i sinqertë për institucionet e Republikës së Kosovës, në mënyrë që së bashku t’i ndihmojmë zhvillimit të biznesit dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Kështu që na pret një punë e madhe për reformimin e OEK”, thotë Rafuna.

Sa i për dialogut biznes-qeveri, Rafuna nuk ka aspak dyshim që do të ketë bashkëpunim me institucionet e vendit për interes të shtetit, të ekonomisë dhe bizneseve për zhvillim ekonomik.

Nuk e kam asnjë dyshim më të vogël që do të kemi bashkëpunim. Bashkëpunimi ynë lidhet për interes të shtetit, të ekonomisë së shtetit, më pas për interes të bizneseve tona në vendin tonë. Nëse ne i trajtojmë mirë bizneset të cilat i kemi sot në Kosovë, kjo do të jetë edhe thirrja dhe motivimi më i mirë i mundshëm për investitorët e huaj që të vijnë të investojnë në vendin tonë. Prej ditës së parë që kam deklaruar që do të jem partner konstruktiv i qeverisë, i Kuvendit dhe i Presidencës, si dhe do të jem në koherencë me kërkesat e interesit të shtetit tonë për zhvillim ekonomik të vendit”, thotë ai.

Po ashtu, sa i përket rritjes ekonomike, Rafuna ka thënë se kjo normë pritet të jetë më e ulët këtë vit krahasuar me një vit më parë.

Kosovë

Shtatë të arrestuarit mbrëmë, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe disa vepra tjera penale

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës konfirmoi se kanë arrestuar shtatë persona gjatë aksionit policor të zhvilluar në Prishtinë, nën dyshimet për korrupsion, keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhënie dhe marrje të ryshfetit, ushtrim të ndikimit, mashtrim dhe armëmbajtje pa leje.

Të dyshuarit  janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të parave.

Gjatë këtij aksioni, Prokuroria tha se u sekuestruan rreth 20 mijë euro para të gatshme, armë, bizhuteri, dokumente të ndryshme dhe pajisje elektrike.

Të arrestuarit, pas intervistimit janë dërguar në ndalim policor prej 48-orësh.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se personat e arrestuar janë zyrtarë të lartë publikë, përfshirë një ish-ministër dhe se  aksioni kishte të bënte me procesin e shpronësimit të pronave private.

“Në këtë rast janë të përfshirë disa zyrtarë të lartë publikë dhe persona përgjegjës, përfshirë: kryetarin e degës së Gjykatës së Graçanicës, J.M.; zyrtarë nga avokatura N.K., M.D. dhe B.D.; ekspertin e gjykatës Sh.T.; zyrtarin në Departamentin e Shpronësimeve; zyrtari i ATK-së G.L si dhe ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, F. I”, shkroi ai në Facebook.

Sipas Sveçlës, personat e arrestuar “kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Republikës së Kosovës.

Ky grup dyshohet se, përmes korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, ka iniciuar dhe deponuar lëndë në Gjykatën e Graçanicës me qëllim të rikompensimit të paligjshëm për shpronësimet e kryera gjatë viteve 2011–2015, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga fondet publike”, ka shkruar Sveçla.

#

Continue Reading

Kosovë

Ligji amerikan i mbrojtjes për vitin 2026 përfshinë edhe Kosovën

Published

on

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare 2026, me të cilin ndahen mbi 901 miliardë dollarë për shpenzime ushtarake përfshirë këtu 800 milionë dollarë për Ukrainën dhe 175 milionë dollarë për të mbështetur mbrojtjen e Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë.

Në Aktin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, që ditë më parë u miratua nga dy dhomat e Kongresit amerikan, përfshihet edhe Kosova.

Dokumenti thekson rëndësinë strategjike të Kosovës si pjesë e Ballkanit Perëndimor dhe riafirmon angazhimin e SHBA-së për paqe, stabilitet, demokraci dhe zhvillim ekonomik në rajon.

Kosova përmendet si një nga gjashtë shtetet kyç të Ballkanit Perëndimor, ku stabiliteti i saj lidhet drejtpërdrejt me sigurinë evropiane dhe interesat strategjike të SHBA-së.

Në ligj potencohet vazhdimi i mbështetjes së SHBA-ve për marrëveshjen gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, e bazuar në njohjen e ndërsjellë, duke mos mbështetur shkëmbime territoriale, ndarje apo ndryshime të tjera të kufijve sipas linjave etnike në Ballkanin Perëndimor për zgjidhjen e konflikteve.

Aktin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare mbështet gjithashtu zgjerimin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në Aleancë, si dhe anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian.

Në ligj i kërkohet sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, që të nxisë iniciativa për zhvillim demokratik dhe ekonomik, përfshirë zgjatjen e ndihmës teknike në çdo vend të Ballkanit Perëndimor, të forcojë strategjitë kombëtare ekzistuese kundër korrupsionit, përfshirë korrupsionin politik, veçanërisht në gjyqësor, organet e pavarura të mbikëqyrjes së zgjedhjeve dhe prokurimet publike si dhe të promovojë rolin e mediave të pavarura në luftën kundër korrupsionit.

Gjithashtu, Kosova përfshihet edhe në masat për monitorimin dhe kundërshtimin e ndikimit malinj rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor  derisa do të përfitojë edhe nga mbështetja amerikane për sigurinë kibernetike.

Continue Reading

Kosovë

Ramadan Morina akuzohet për krime lufte në Malishevë

Published

on

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Ramadan Morina, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale  “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, Morina  akuzohet se më 31 mars 1999, në fshatin Burim të Komunës së Malishevës, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 34 civilëve.

Ai akuzohet edhe për pjesëmarrje në shkatërrimin e pronës, dëbim masiv të popullësisë civile dhe plaçkitjen e pasurisë së rreth 1.000 qytetarëve, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë.

Ramadan Morina është në paraburgim që nga arrestimi i tij më  12 gusht në Prishtinë, një ditë pasi kishte hyrë në Kosovë nga Serbia, ku ai jeton që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Rasti i është kaluar për trajtim Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Continue Reading

Trending