Connect with us

Arbëri

Borrell thotë se takimi nuk ishte normal: Pa marrëveshje por vazhdojmë të provojmë

Published

on

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka konfirmuar se sot nuk ka mundur të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket çështjes së targave dhe dokumenteve hyrje-dalje.

Por, Borrell ka thënë se nuk do të dorëzohet dhe se ende ka kohë deri më 1 shtator, kur do të hyjë në fuqi vendimi i Kosovës për reciprocitet për targa dhe dokumente hyrje-dalje.

Ne kemi parë tensione për targa dhe dokumente hyrje-dalje për qytetarët që udhëtojnë mes Kosovës e Serbisë. Komuniteti ndërkombëtar nuk dëshiron të shoh tensione të reja në periudhën e ardhshme. Palëve u është bërë e qartë se do të mbahen përgjegjëse plotësisht për eskalim të situatës në terren. Për fat të keq ende nuk kemi arritur marrëveshje sot, e them me keqardhje, por nuk është fundi i stories. Dy liderët janë pajtuar që procesi duhet të vazhdojë e diskutimet do të vazhdojnë në ditët në vijim. Ka ende kohë deri më 1 shtator. Nuk dorëzohem. Duhet të shohim për zgjidhje”, ka thënë Borrell në adresim për media pas takimeve.

Borrell ka thënë se u është bërë e qartë kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se nëse synimi i tyre është BE-ja atëherë duhet të jenë të përkushtuar dhe të bëjnë hapa për të avancuar në këtë rrugë. Hapi i parë është arritja e një marrëveshje për situatën aktuale.

Borrell ka thënë se takimet e të enjtes në Borrell nuk ishin takime normale, por ishte një takim në një situatë të jashtëzakonbshme.

Po përballemi me zhvillimeve negative në terren e tensione në rritje në veri të Kosovës. Mund të them se ky takim kishte të bënte me përgjegjësinë e dy liderëve për të shikuar zgjidhje në mirëbesim për t’u siguruar që paqja e stabiliteti të mbizotërojnë në atë pjesë të Kosovës”, ka thënë Borrell. “Jemi në kohë kritike për Evropën, po shohim kthimin e luftës në kontinentin tonë, pas pushtimit rus të Ukrainës. Po përballemi me moment dramatik e të rrezikshëm. Nuk është koha për rritje të tensioneve. Koha është për të shikuar për zgjidhje të çështjeve të hapura”.

Borrell ka thënë se Kurti e Vuçiq janë pajtuar të vazhdojnë takimet në kohët në vazhdim, ndërsa ka shtuar se tensionet aktuale janë simptome të çështjeve të pazgjidhura.

Është simptomë, sot po ndodh atje, nesër mund të ndodh diku tjetër. Mendoj se të dy e kuptuan se nuk ka alterantivë ndaj dialogut për të zgjidhur këtë problem. Ka sigurisht dallime mes tyre në pikëpamje se cili duhet të jetë statusi final i kësaj marrëveshje. Por pajtohen për të vazhduar diskutime në baza të rregullta, në periudhën e ardhshme, për të çuar procesin e normalizimit më shpejt para”, ka thënë Borrell, që ka shtuar se do ta ketë prioritet këtë çështje./Koha

Arbëri

Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti i njohur shqiptar, Artur Zheji

Published

on

Është ndarë nga jeta gazetari dhe publicisti i njohur shqiptar, Artur Zheji.

Sipas mediave shqiptare,  Zheji vdiq pas një sulmi kardiak derisa ishte me pushime me familjen në Sarandë.

Në raportin e cituar të Policisë së Shqipërisë, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në afërsi të një restoranti në rrugën “Butrinti” pasditen e së shtunës. Sipas Policisë, Zheji vdiq gjatë rrugës për në spital.

Artur Zheji ishte një nga figurat më të njohura të medias shqiptare, i angazhuar për dekada si gazetar, analist dhe drejtues emisionesh politike.

Që nga viti 2017, ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë, i cili transmetohej në televizionin ABC News.

Ai u lind më 29 gusht 1961 dhe ishte i biri i autorit Petro Zheji e aktores Besa Imami.

Continue Reading

Arbëri

Tërmeti me magnitudë 3.6 shkallë lëkund Krujën

Published

on

Një tërmet me magnitudë prej 3.6 shkallë të Rihterit ka goditur Krujën me rrethinë, derisa lëkundjen janë ndjerë edhe në Tiranë.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, tërmeti u regjistrua këtë mbrëmje, në orën 18.24 minuta sipas kohës lokale kurse epiqendra e tij ishte 7 kilometra në jug-jugperëndim të Krujës, respektivisht rreth 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

Paraprakisht, një lëkundje tjetër me intensitet më të ulët, prej 2.2 shkallë të Rihterit u regjistrua në orën 16:14.

Nuk ka ndonjë raportim për dëmet eventuale.

Continue Reading

Arbëri

Një i vdekur teksa Shqipëria vazhdon luftën me zjarret

Published

on

Shqipëria është duke u përballë me një gjendje të vështirë zjarresh, si pasojë e të cilave një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë kërkuar ndihmë në ditët e fundit.

Tridhjetë e shtatë vatra zjarri janë evidentuara në mbarë vendin, nga të cilat 30 mbeten aktive, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë të martën mbrëma.

Flakët kanë përfshirë disa qarqe, duke rrezikuar banesa, sipërfaqe pyjore e zona të mbrojtura, ndërsa një i moshuar ka humbur jetën në një fshat të të Gramshit në qarkun e Elbasanit.

Gjatë natës, për shkak të tymit dhe kushteve të krijuara nga flakët, rreth 10 qytetarë, përfshirë 4 ushtarë, kanë marrë ndihmë mjekësore në qytetin e Delvinës, ku banorët u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.

Zjarrfikësit po ndihmohen edhe nga pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe nga helikopterë.

Autoritetet paralajmërojnë se, për shkak të erërave të forta dhe temperaturave të larta, rreziku i përhapjes së zjarreve mbetet i lartë dhe kërkojnë bashkëpunim maksimal nga qytetarët për evakuim dhe shmangie të rrezikut.

Zonat më të prekura përfshijnë qarkun e Elbasanit, ku forcat zjarrfikëse dhe 150 trupa tokësore po luftojnë me flakët në Skënderbegas e zonat përreth. Situata ka detyruar autoritetet të evakuojnë banorët, ndërsa është kërkuar ndërhyrja e 50 pjesëtarëve të Forcave të Armatosura, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

Në Vlorë, zjarri në Finiq po kërcënon Parkun Natyror të Syrit të Kaltër. Në terren po operojnë zjarrfikës nga disa bashki, të mbështetur nga mjetet ajrore shqiptare dhe ndërkombëtare, përfshirë avionë PZL nga Greqia dhe helikopterë nga Çekia e Sllovakia, tha ajo.

Në Berat, situata në Poliçan është përshkallëzuar, duke rrezikuar disa fshatra. Autoritetet kanë bërë thirrje për evakuim të menjëhershëm në zonat e rrezikuara.

Në kryeqytet, Tiranë, disa vatra janë shuar, por Mali i Bërzhitës dhe disa fshatra të tjerë vijojnë të digjen, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Shkodra, Gjirokastra dhe Korça raportojnë vatra të mëdha, shpesh të paarritshme për mjetet tokësore për shkak të terrenit të vështirë, ndërsa në Parkun Natyror të Gërmenjit ndërhyrja pengohet edhe nga prania e predhave të vjetra.

Forcat e angazhuara për shuarjen e zjarreve përfshijnë qindra efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës nga të gjitha qarqet, forca policore, punonjës bashkish dhe dhjetëra vullnetarë. Dhjetëra automjete zjarrfikëse dhe mjete të rënda janë në operacion. Nga ajri po veprojnë 2 helikopterë Black Hawk nga Emiratet e Bashkuara Arabe, 1 nga Çekia, 1 nga Sllovakia dhe 1 nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Shqipëria është përballur me zjarre aktive në javët e fundit dhe autoritetet i arrestuan në fund të korrikut 18 njerëz nën dyshimet për zjarrvënie në pjesë të ndryshme të vendit.

Ndërkohë, me zjarre janë duke u përballur edhe vendet e tjera të Ballkanit, përfshirë Kosovën dhe Malin e Zi.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending