Connect with us

Kosovë

Sonte Shkupi dhe Ballkani në “play-off” të Ligës së Konferencave

Published

on

Sot do të zhvillohet ndeshja e parë e ‘play-off’-it në Ligën e Konferencës së UEFA-s, ndërmjet dy skuadrave shqiptare, Shkupit dhe Ballkanit.

Përballja e këtyre dy skuadrave do të transmetohet në dy kanale televizive: në RTK 1 dhe në Supersport, prej orës 21:00.

Ballkani synon të kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, që do të ishte një sukses i jashtëzakonshëm për futbollin kosovar, por të njëjtin synim e ka edhe klubi shkupjan.

Cilido klub që e arrin këtë gjë, atëherë do të gjendej për herë të parë në një fazë të tillë të garave evropiane./GazetaBlicSport

Kosovë

Ekrem Bajroviq dënohet me 12 vjet burgim për krime lufte në Istog

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar Ekrem Bajroviqin me 12 vjet burgim për krime lufte, të kryera në periudhën gjatë viteve 1998-1999, në Komunën e Istogut.

Në  aktakuzën e ngritur më 15 shtator 2023,  Bajroviq u akuzua se si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë, mes tjerash ka marrë pjesë në zbatimin e masave represive të vrasjes, maltretimit, trajtimit çnjerëzor, dëbimit të popullsisë civile, plaçkitjes, djegies dhe shkatërrimit të shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar, transmeton “Betimi për Drejtësi”.

Me vendimin e Gjykatës, të dënuarit Ekrem Bajroviq i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar.

Continue Reading

Kosovë

Gjykata në Shkup ia cakton 30 ditë paraburgim Blerim Ramadanit

Published

on

Ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh me vendim të Gjykatës Themelore në Shkup.

Kjo u bë e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës informon opinionin se shtetasit të Republikës së Kosovës, Blerim Ramadani, i është caktuar masa 30-ditore e paraburgimit me vendim të Gjykatës Themelore në Shkup.

Blerim Ramadani është ndaluar më 17 korrik 2024 në pikë kalimin kufitar Jazhincë, bazuar në një fletë arresti të lëshuar nga Gjykata e Beogradit, përmes INTERPOL Serbia, me pretendimin për krime lufte në verën e vitit 1999 në rajonin e Nerodimës.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është angazhuar me ekip të ekspertëve juridik për lirimin sa më të shpejtë të z. Ramadani dhe kthimin e tij në familje. MPJD dhe institucionet e Kosovës do të përdorin të gjitha kanalet diplomatike për të siguruar lirimin e shtetasit tonë”, thuhet në njoftim.

Së fundmi, policia në Serbi ka arrestuar edhe katër shtetas të Kosovës, të cilët Beogradi i ka akuzuar për krime lufte.

Qeveria e Kosovës i ka cilësuar si arbitrare dhe të padrejta arrestimet e qytetarëve kosovarë në Serbi për këto akuza dhe ka kërkuar ndihmën e faktorit ndërkombëtar për lirimin e tyre.

Continue Reading

Kosovë

PDK-ja dërgon në Kushtetuese dy ligje dhe statutin e Universitetit të Prishtinës

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Komisionin e Pavarur për Media (KPM), atë për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe vendimin për statutin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se sipas vlerësimit të tyre, këto dy ligje por dhe statuti i UP-së janë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe frymën kushtetuese.

Sipas Tahirit, miratimi i ligjit për KPM-në cenon lirinë dhe pavarësinë e mediave.

“Madje, këtu ka shkuar aq larg sa që përmes këtij ligji tentohet që të kontrollohen edhe personat fizikë të cilët prodhojnë përmbajtjen e tyre, të cilat mund t’i shpërndajnë qoftë përmes mediave, qoftë përmes rrjeteve sociale”, tha Tahiri.

Ndryshe, për dy ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës më 11 korrik pati reagime nga faktori ndërkombëtar dhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Continue Reading

Trending