Connect with us

Sport

Kupa e Kosovës: Dinamo pret Vushtrrinë kurse Ferizaj i shkon Vëllaznimit

Published

on

Nga tërheqja e shortit për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës në futboll, i cili u zhvillua sot në prani të Komisionit të Garave, zyrtarëve të Federatës së Futbollit dhe përfaqësuesve të klubeve, u mësuan çiftet e ndeshjeve të 32 ekipeve të futbollit të cilat do të përballen më  5 dhe 6 dhjetor për të siguruar kualifikimin për fazën e 1/8 së finales.

Kështu shorti  deshi që futbollistët e Dinamos të presin në shtëpi ekipin e Vushtrrisë kurse ekipi i Ferizajt do të përballet si mysafir me Vëllaznimin në Gjakovë.

Çiftet pas tërheqjes së shortit:

Dinamo – Vushtrria

Vëllaznimi – Ferizaj

Prishtina e Re – Behari

Rahoveci – Prishtina

Fushë Kosova – 2 Korriku

Ramiz Sadiku – Gjilani

Suhareka – Trepça

Vllaznia – Trepça’89

Flamurtari – Dukagjini

Feronikeli 74 – Istogu

Dardanët – Drita

Liria – Rilindja 1974

Llapi – Phoenix

Ulpiana 1932 – Vjosa

Malisheva – Kika

Drenica – Ballkani

Kosovë

Kosova mbetet e 102-ta në ranglistën e re të FIFA-s

Published

on

Në ranglistën e re të FIFA-s, të publikuar sot, përfaqësuesja e Kosovës në futboll mbetet në pozitën e 102-të, me 1205 pikë.

Kjo pasi në dy ndeshjet miqësore të muajit mars “Dardanët” fituan me rezultat 1:0 kundër Armenisë në Jerevan, ndërsa pësuan humbje nga Hungaria me rezultat 2:0 në Budapest.

Bazuar në rezultatet e fundit, përfaqësuesja e Shqipërisë ka rënë për dy pozita dhe aktualisht gjendet në pozitën e 66-të me 1375 pikë.

Ranglistës së FIFA-s edhe më tej i prinë Argjentina, pasuar nga Franca në pozitën e dytë kurse në vendin e tretë është ngritur përfaqësuesja e Belgjikës.

Continue Reading

Kosovë

Historike për boksin e Kosovës – Donjeta Sadiku kualifikohet për Lojërat Olimpike Paris 2024

Published

on

Donjeta Sadiku e ka siguruar normën e parë olimpike në histori të boksit të Kosovës.

Donjeta e siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi sot mundi italianen, Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë -60 kg, të turneut botëror kualifikues për Paris.

Me katër fitore radhazi, Sadiku siguroi “biletën” për lojërat olimpike “Paris 2024”.

Continue Reading

Kosovë

Franco Foda emërohet trajneri i ri i Kosovës

Published

on

Franco Foda është trajneri i ri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Ai u prezantua nga Federata e Futbollit të Kosovës gjatë konferencës së sotme për media.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se Foda

Trajneri  57-vjeçar ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me FFK. Foda për shumë vjet drejtoi kampionin e Austrisë, Sturm Grazin, pastaj ekipin gjerman Kaisterslautern ndërkaq nga viti 2018 deri më 2022, ishte trajneri i ekipit kombëtar të Austrisë, me të cilin arriti kualifikimet në Evropianin e vitit 2020.

Foda pritet të debutojë te Kosova më 22 mars, në ndeshjen miqësore kundër Armenisë në Yerevan.

Continue Reading

Trending