Connect with us

Arbëri

Nga 1 shtatori Kosova e Shqipëria me një Abetare

Published

on

Nxënësit e klasës së parë në Kosovë dhe Shqipëri nga shtatori do të mësojnë me një Abetare të përbashkët.

Kështu u bë e ditur në një konferencë për media të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, ku u tha se kanë përfunduar të gjitha procedurat lidhur me këtë çështje.

Ajo tha se nga 1 shtatori së bashku me ministren e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi do ta “përurojnë” Abetaren e përbashkët.

 “Sa i përket Abetares së përbashkët, edhe për këtë kanë përfunduar të gjitha procedurat. Kemi kërkuar nga shtëpia botuese që kopja digjitale të dërgohet në shkolla, në mënyre që mësuesit e klasës së parë të përgatiten dhe të punojnë suksesshëm me këta nxënës. Uroj që mos të kemi probleme serioze dhe më 1 shtator, vogëlushët e klasës së parë, të kenë Abetaren në duart e tyre”, tha ajo.

“Kemi planifikuar dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi ka shprehur gatishmërinë dhe dëshirën që të jetë më 1 shtator këtu, në Kosovë që të përurojmë bashkë këtë abetare”, tha Nagavci, duke shtuar “njëjtë të jemi dhe ne në fillimin e vitit të ri shkollor, në Shqipëri duke u siguruar që edhe atje vogëlushët do ta kenë Abetaren e re dhe do të punojnë me të njëjtën tekst që nga klasa e parë”./telegrafi

Arbëri

Balotazhi për president të Maqedonisë së Veriut më 8 Maj

Published

on

Nga rezultatet preliminare pas numërimit të mbi 99% të votave, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, do të përballen, Gordana Siljanovska- Davkova, dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), kandidatja e partisë opozitare VMRO DPMNE-së,  Gordana Siljanovska- Davkova,u rendit e para me 39.64% të votave kurse Stevo Pendarovski nga LSDM-ja, është renditur i dyti me 19.93%.

Ministri aktual i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, kandidat për president nga BDI-ja, u rendit i treti pasi ka marrë 120.903 vota ose 13.36%, ndërkaq  Arben Taravari nga koalicioni i partive opozitare shqiptare, është i katërti me 83.356 vota ose 9.21%.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale bashkë me zgjedhjet parlamentare do të mbahet më 8 maj.

Continue Reading

Arbëri

Aksidenti në Shqipëri: Shoferi nga Shkodra kurse 7 viktimat tjera janë emigrantë

Published

on

Ngjarja tragjike ka ndodhur në rrugën Këlcyrë-Permet, në orët e para të së martës, rreth orës 4:00, ku një makinë e tipit “Mercedes Benz” humbi drejtimin dhe ka rënë në anën e lumit Vjosa.

Nga ky aksident kanë humbur jetën 8 persona, ku 7 prej tyre dyshohet se ishin emigrantë të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme kurse shoferi dyshohet të jetë nga Shkodra.

Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, shoferi i automjetit pasi ka hasur në një patrullë policie ka vozitur me një shpejtësi prej rreth 200 kilometrash në orë dhe duke tentuar t’i ikë policisë, e ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke rënë në bregun e lumit Vjosa nga një lartësi prej rreth 80 metrash.

Continue Reading

Arbëri

Në Morinë konfiskohen 11 kg heroinë – arrestohet pejani 39 vjeç

Published

on

Një 39-vjeçar nga Peja është arrestuar nga policia shqiptare në Morinë pasi tentoi të transportonte 11 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Në njoftim bëhet e ditur se zbulimi i narkotikëve dhe arrestimi i shtetasit kosovar A. K., u realizua në bashkëpunim me shërbimet doganore dhe të inteligjencës të Policisë Kufitare të Morinës dhe të Kosovës.

Në aksionin policor të koduar “Koordinimi” u sekuestruan 11 kilogram të substancës narkotike si dhe automjeti i tipit “Volkswagen” ku u gjet kjo lëndë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Trending