Connect with us

Arbëri

Shqipëria fillon hetimet ndaj spiunëve rusë që tentuan të hyjnë në uzinën ushtarake

Published

on

Autoritetet shqiptare po i hetojnë dy shtetasit rusë dhe një ukrainas të arrestuar në uzinën ushtarake të Gramshit për spiunazh.

Tre të dyshuarit janë duke u mbajtur në arrest për veprat penale “goditje për shkak të detyrës”, “dhënie e informatave sekrete” dhe “sigurim i informatave”.

Policia dhe Prokuroria në Elbasan janë duke i hetuar provat materiale të sekuestruara nga të dyshuarit, përfshirë automjetin me të cilin lëviznin, laptopë, dronë dhe aparate celulare.

Dy ushtarë shqiptarë, roje të fabrikës së prodhimit të armëve në qytezën e Gramshit, janë sulmuar të shtunën nga dy shtetas rusë dhe një ukrainas.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, “tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin duke ruajtur uzinën, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar tre shtetasit e huaj, janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë”.

Pas kritikave të shumta ndaj forcave të sigurisë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbrojti autoritetet shtetërore duke thënë se “institucionet kanë funksionuar siç duhet“.

Presidenti i vendit, Bajram Begaj, u bëri thirrje autoriteteve për zbardhjen e ngjarjes dhe parandalimin e situatave që cenojnë sigurinë kombëtare.

“Jam në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, strukturat e shërbimeve informative dhe ato ligjvënëse, të cilat i inkurajoj dhe i mbështes për të vazhduar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, tha presidenti Begaj.

Edhe ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, tha se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Shqipërinë, “teksa autoritetet hetojnë plotësisht për të përcaktuar faktet dhe për të vënë para përgjegjësisë autorët”.

Tre të dyshuarit për spiunazh, në dëshmitë e tyre kanë thënë se janë fotografë dhe se kanë blog ku postojnë kryesisht foto dhe video të ish-bazave ushtarake të Bashkimit Sovjetik.

Ata kanë thënë se fotografojnë kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe që nuk përdoreshin më nga shteti.

Gjithashtu, ata kanë treguar se kanë fotografuar bunkerë dhe tunele të nëndheshme, si dhe vende të uzinës, territore të braktisura.

Uzina e Gramshit është një ndër tri uzinat ushtarake të Forcave të Armatosura dhe që është përfshirë në procesin e demontimit dhe shkatërrimit të municioneve të tepërta./REL

Arbëri

Tirana dhe Kruja lëkunden nga një seri tërmetesh

Published

on

Një tërmet me 4.2 shkallë të Rihterit është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Shqipëri.

Qendra Sizmologjike ka njoftuar se tërmeti  regjistrua  në orën 05:04 minuta me epiqendër 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 8 kilometra në jugperëndim të Krujës.

Më pas janë regjistruar edhe disa lëkundje të tjera me intensitet më të ulët,  ku e fundit u regjistrua  në orën 10:05 minuta me intensitet  2.0 shkallë.

Deri tani nuk janë dhënë detaje për dëme të mundshme.

Continue Reading

Arbëri

Qyteti i Ohrit lëkundet nga tërmeti

Published

on

Maqedonia e Veriut, është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.0 ballë të Rihterit.

Njoftimi u bë Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Sipas EMSC-së, epiqendra e tërmetit, që u regjistrua në orën 04:34 sipas kohës lokale, ishte rreth 4 kilometra në veri-perëndim të zonës së qytetit të Ohrit në thellësi  prej 5 kilometrash.

Përpos Ohrit me rrethinë, tërmeti u ndje edhe nga banorët në zonat kufitare me Shqipërinë dhe në qytetin e Elbasanit.

Deri më tani, nuk ka informacione për dëme të mundshme apo për persona të lënduar.

Continue Reading

Arbëri

Në Tiranë arrestohen dy shtetas të Kosovës, dyshohen për trafikim të armëve

Published

on

Policia e Shqipërisë ka arrestuar në Tiranë dy shtetas të Kosovës, nën dyshimin për trafikim të armëve me vlerë rreth10 mijë euro.

Në njoftimin e policisë shqiptare thuhet se të dyshuarit, A. P., 23 vjeç dhe K. P., 53 vjeç, të dy banues në Kosovë,  janë arrestuar në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”,  nga njësiti për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”, automjetin me të cilin qarkullonin shtetasit A. P. dhe K. P., në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar pistoletat nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë. 

Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë derisa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme,” thuhet mes tjerash në njoftim.

Continue Reading

Trending