Connect with us

Ferizaj

Mbi 550 mijë euro “rrush e përmbarim”

Published

on

Kuvendi i Komunës së Ferizajt më datë 31 gusht do të mbajë seancë.

Në këtë seancë do të diskutohen disa çështje por ndër të tjera do të diskutohet edhe Raporti i Auditimit për vitin 2021.

E ky raport, ndër të tjera kishte gjetur se Qeverisja e Agim Aliut në Ferizaj gjatë vitit 2021 për shkak të keqmenaxhimit kishte humbur mbi 550 mijë euro interes dhe shpenzime në procedura përmbarimore.

Borxhi i papaguar i kësaj Komune ndaj operatorëve ekonomik për vitin 2021 ishte 6 milionë e 360 mijë e 388 euro të cilat u paguan nga Thesari pas vendimeve gjyqësore/përmbarimore.

Gjetja e plotë e Raportit të Auditimit rreth shpenzimeve përmbarimore:

Rregullorja MF Nr. 01/2017 për raportim financiar nga organizatat, neni 17, pika 3, parasheh se organizatat buxhetore raportojnë të gjitha detyrimet (faturat) të krijuara deri me 31 dhjetor të vitit raportues. Ndërsa sipas nenit 39.1 të ligjit Nr. 03/L-048 për MFPP: Çdo faturë e vlefshme dhe kërkesë për pagesë për mallra dhe shërbimet e furnizuara dhe/ose punët e realizuara për organizatën buxhetore të paguhen brenda tridhjetë (30) ditëve kalendarike pas pranimit të faturës. Ne kemi identifikuar se: Në një rast, obligimi për furnizim me inventar prej 7,227€ nuk ishte paraqitur në regjistrin e obligimeve të papaguara, pra kemi nënvlerësim të obligimeve për këtë vlerë. Në gjashtë (6) raste faturat në vlerë prej 1,190,047€ nuk janë paguar në afatin e paraparë ligjor. Vonesat ishin rreth 3 muaj. Po ashtu, Thesari sipas vendimeve gjyqësore/përmbarimore kishte ekzekutuar pagesa nga buxheti i komunës për vitin 2021 në vlerë prej 6,910,470€. Prej tyre 6,360,388€ ishte borxhi kryesor i papaguar i komunës kurse 550,082€ ishin shpenzimet shtesë në emër të procedurës kontestimore /përmbarimore apo interesit. Shkaku i gabimeve/mos raportimeve të plota në PFV ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së zyrtarëve përgjegjës. Kjo kishte ndodhur për shkak hyrjes në obligime financiare pa pasur mjete buxhetore të planifikuara dhe mangësive në menaxhimin e obligimeve.

Raportin e plotë të Auditimit për Komunën e Ferizajt mund ta gjeni këtu.

Rendi i ditës së seancës së Kuvendit Komunal të Ferizajt që do të mbahet më 31 gusht 2022:

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending