Connect with us

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj, rrahu një tjetër e kishte armë pa leje

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka raportuar se të hënën është arrestuar një person pasi që ka sulmuar fizikisht një tjetër në lagjen Iliria.

Të dyshuarit iu sekuestrua një revole me katër fishekë, përcjell TV TEMA.

I dyshuari është dërguar në mbajtje teksa rasti cilësohet si: armëmbajtje pa leje, sulm dhe kanosje.

Raporti i plotë i Policisë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE, SULM & KANOSJE

Lagjja Iliria, Ferizaj 22.08.2022 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin në vendngjarje njësia policore nga i dyshuari kanë sekuestruar një revole me me një karikator dhe me katër fishekë, poashtu është konsultuar edhe prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ferizaj

Gjendet i vdekur një 63 vjeçar në fshatin Jezerc të Ferizajt

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se në një vilë private në fshatin Jezerc është gjetur një person pa shenja jete, i moshës 63-vjeçare.

Viktima është gjetur rreth orës 11:00, në garazh pranë veturës së tij, derisa vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor i Qendrës Emergjente në Ferizaj.

Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe ka udhëzuar që të ndërmerren të gjitha veprimet hetimore të nevojshme, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Continue Reading

Ferizaj

Dy persona janë arrestuar në Ferizaj për sulm dhe lëndim të rëndë trupor

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona për sulm dhe lëndim të rëndë trupor.  

Dy të arrestuarit dyshohen se bashkë me dy të tjerë që janë në arrati,  mbrëmjen e 25 korrikut kanë sulmuar me mjete të forta dhe thikë personin që punonte si sigurim në një kafene .

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe pas ndihmës mjekësore në Emergjencë të Ferizajt, është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se së bashku me dy të dyshuar tjerë që gjenden në arrati e kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe mjet të mprehtë – thikë viktimën mashkull kosovar, i cili ka qenë duke punuar në një kafiteri si sigurim fizik. Si pasojë e sulmit viktima fillimisht ka marr ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente Ferizaj, pastaj  për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Continue Reading

Ferizaj

Për tejkalim shpejtësie dy shoferëve u shqiptohet masa e ndalimit të vozitjes nga policia në Ferizaj

Published

on

Njësia policore e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndëshkuar dy shoferë për kundërvajtje në trafik, pasi në dy raste të ndara, ata kanë tejkaluar gati dyfish shpejtësinë e lejuar për qarkullim të veturave.

Në rastin e parë, më 24.07.2025, rreth orës 01:57, njësia policore ka ndaluar në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj një veturë Mercedes me targa të huaja, pasi shoferi A.I. (34 vjeç) po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 83 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h. Shpejtësia është matur me radarin laserik.

Për këtë kundërvajtje, shoferit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 200 €, dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 3 muaj .

Ndërsa me datë 25.07.2025, rreth orës 00:25, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ka ndaluar një veturë BMW me targa vendore për kundervajtje trafiku, pasi shoferi E.R. (23 vjeç) po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 100 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 50 km/h. Shpejtësia është matur me veturën inteligjente. Për këtë kundërvajtje, shoferit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 €, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 6 muaj.

Continue Reading

Trending