Connect with us

Kosovë

Themelohet Komisioni për anëtarësimin e Kosovës në BE

Published

on

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë së në mbledhjen e qeverisë kanë miratuar propozim-vendimin për themelimin e Grupit Punues ndër institucional për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian (BE).

Ai përmes një konference për media ka thënë se gjatë mbledhjes së qeverisë kanë miratuar 24 vendime.

Kurti theksoi se këtë vit do të bëjnë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, sikur që është bërë në Këshillin e Evropës.

Sot themeluam Komisionin ekzekutiv për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian si një grup ndërinstitucional që do të jetë përgjegjës për përgatitjen e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka thënë Kurti.

Ai po ashtu se për nder të ditës së Pavarësisë së Ukrainës, sot kanë marr vendim për qëndrimin e gazetarëve të Ukrainës në Kosovë.

Sot në ditën e Pavarësisë së Ukrainës morëm vendim për qëndrimin e gazetarëve të Ukrainës në Kosovës. Ky është një akti i solidaritetit. Në oborrin e qeverisë po valëviten flamujt e Ukrainës”, tha ai./telegrafi

Kosovë

Intervistohen katër persona për rastin e trupit të groposur në Baicë të Lipjanit

Published

on

Katër persona janë intervistuar lidhur me rastin  e trupit të pajetë që u gjet i groposur në fshatin Baicë të LIpjanit.

Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se identiteti i viktimës ende nuk dihet.

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur të hënën i varrosur në një arë.

“Fshati Baicë, Lipjan. 04.08.2025-12:05. Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60 vjeçare, trupi i cili sipas Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) është i freskët.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerr trupit e pajetë. Momentalisht nuk dihet identiteti i tij. Në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarët”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Kosovë

Zvogëlohet koha e pritjeve në pikat kufitare me Serbinë

Published

on

Në përditësimin e orës 15:23,  të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet e ditur se është reduktuar koha e pritjes për kalim në të gjitha pikat kufitare të Kosovës me Serbinë, derisa në ato me vendet tjera fqinje, ka mbetur e njëjtë.

Pritja e veturave në hyrje, në pikën kufitare Muçibabë zgjat mesatarisht 25 minuta, tek Dheu i bardhë, në Jarinjë dhe në Bërnjak pritjet janë nga 10 minuta,  kurse në të gjitha pikat tjera kufitare pritja në të dyja drejtimet është prej 3 deri në 5 minuta.

Continue Reading

Kosovë

Rritet koha e pritjeve në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Published

on

Në përditësimin e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet e ditur se është rritur koha e pritjes në dy pika kufitare drejt Serbisë.

Kështu,  në pikë kalimin kufitar të Dheut të Bardhë, pritjet për të hyrë në vend janë deri në 40 minuta, derisa për të dalë nga Kosova pritet rreth 1 orë.

Në Muçibabë po pritet deri në gjysmë ore për të hyrë në Kosovë.

Në të gjitha pikat tjera kufitare me Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë apo Shqipërinë pritjet janë prej 3 deri në maksimum 10 minuta.

Continue Reading

Trending