Connect with us

Kosovë

Fillon “lufta”, Ministria e Financave: Grevistëve do t’u ndalen pagesat për orët që nuk kanë punuar

Published

on

Grevistët e sektorit publik të cilët qysh nga sot kanë hyrë në grevë të përgjithshme po kërcënohen se nuk do të paguhen për orët e humbura të punës.

Sipas një dokumenti që Ministria e Financave ia ka dërguar grevistëve, thuhet se ata që i janë bashkuar grevës pezullohen nga detyrimet, si e drejta për pagesë dhe detyrimi i bindjes për të punuar.

Pra, kjo i bie që edhe nëse për një orë një zyrtar është në grevë, për një orë nuk ka përgjegjësi për të punuar dhe nuk paguhet”, thuhet aty.

Në një komunikim me anëtarin e Këshillit Grevist, Ali Sefaj, ministria ka thënë se këto veprime “nuk do ta pengojnë grevën”, por shtoi se do të sigurojë materialet për përmbushjen e kushteve ligjore për mbajtjen e grevës dhe se listën e zyrtarëve që marrin pjesë në grevë e ka kërkuar nga Sefaj.

Ushtruesi i detyrës i sekretarit të Financave, Enis Spahiu, përmes telefonit ka konfirmuar për KOHËN se ata as nuk janë njoftuar për grevën me kohë ashtu siç parasheh ligji. Derisa ka thënë se ata do ta zbatojnë nenin 18 të Ligjit për Grevat.

Neni 18 i ligjit për grevat që të pezullohet kontrata e punës dhe kemi kërkuar një listë të punëtorëve që janë në grevë vetëm edhe për një orë kush ka mbajt grevë do t’u ndalen pagesat”, ka thënë Spahiu./Koha

Kosovë

Intervistohen katër persona për rastin e trupit të groposur në Baicë të Lipjanit

Published

on

Katër persona janë intervistuar lidhur me rastin  e trupit të pajetë që u gjet i groposur në fshatin Baicë të LIpjanit.

Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se identiteti i viktimës ende nuk dihet.

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur të hënën i varrosur në një arë.

“Fshati Baicë, Lipjan. 04.08.2025-12:05. Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60 vjeçare, trupi i cili sipas Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) është i freskët.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerr trupit e pajetë. Momentalisht nuk dihet identiteti i tij. Në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarët”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Kosovë

Zvogëlohet koha e pritjeve në pikat kufitare me Serbinë

Published

on

Në përditësimin e orës 15:23,  të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet e ditur se është reduktuar koha e pritjes për kalim në të gjitha pikat kufitare të Kosovës me Serbinë, derisa në ato me vendet tjera fqinje, ka mbetur e njëjtë.

Pritja e veturave në hyrje, në pikën kufitare Muçibabë zgjat mesatarisht 25 minuta, tek Dheu i bardhë, në Jarinjë dhe në Bërnjak pritjet janë nga 10 minuta,  kurse në të gjitha pikat tjera kufitare pritja në të dyja drejtimet është prej 3 deri në 5 minuta.

Continue Reading

Kosovë

Rritet koha e pritjeve në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Published

on

Në përditësimin e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet e ditur se është rritur koha e pritjes në dy pika kufitare drejt Serbisë.

Kështu,  në pikë kalimin kufitar të Dheut të Bardhë, pritjet për të hyrë në vend janë deri në 40 minuta, derisa për të dalë nga Kosova pritet rreth 1 orë.

Në Muçibabë po pritet deri në gjysmë ore për të hyrë në Kosovë.

Në të gjitha pikat tjera kufitare me Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë apo Shqipërinë pritjet janë prej 3 deri në maksimum 10 minuta.

Continue Reading

Trending