Connect with us

Ferizaj

“Dhuna nuk fshehet mrena mureve” – Ekspozitë me tregimet e grave që kanë pësuar dhunë në familje

Published

on

Në sheshin e Ferizajt, para objektit të komunës po mbahet eskpozita e quajtur “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”.

Brenda kësaj hapësire janë tregimet e grave që kanë pësuar dhunë në familje.

Besarta Breznica, koordinatore në Rrjetin e Grave të Kosovës thotë se vetëm gjatë vitit 2021, në Polici kanë qenë të raportuara 2489 raste të dhunës në familje.

Ekspozita ka për qëllim që të ngrisë vetëdijen tek qytetarët se çka është dhuna, cilat institucione duhet të kontaktohen në rast se ndodh dhuna në familje dhe cilat janë përgjegjësitë e institucioneve. Gjatë viteve të fundit është rritë raportimi i dhunës në familje në institucionet tona mirëpo se si po ndihmohen viktimat nga institucionet mbetet një pikëpyetje e madhe. Institucionet shpesh nuk u dalin në ndihmë viktimave të dhunës në familje prandaj edhe e shohim të nevojshme organizimin e ekspozitës“, thotë Breznica për TV TEMA.

Ekspozita do të jetë e hapur në sheshin e Ferizajt deri në ora 16:00.

Ferizaj

Arrestohen dy persona në Ferizaj për sulm dhe therje me thikë

Published

on

Dy persona janë arrestuar nga policia në Ferizaj nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë një burrë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në mesditën e së martës.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajrje derisa rasti po hetohet si lëndim i lehtë trupor.

Ferizaj 23.06.2026 – 12:15.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të Prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Continue Reading

Ferizaj

Ferizajasi dorëzon në polici portofolin e gjetur me dokumente dhe 160 €

Published

on

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 €  të cilat i ka dorëzuar në polici. Portofoli ishte gjetur të enjten (18.06.2026), rreth orës 18:00.

Më pas në stacion është paraqitur edhe pronari i portofolit, të cilit i janë kthyer dokumentet dhe paratë.

“Më 18.06.2026, rreth orës 18:00, qytetari F.Abazi (34 vjeç), nga Ferizaji, ka treguar një shembull të lartë të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 euro në rrugën “Gjergj Fishta” në Ferizaj.

Menjëherë pas gjetjes, ai e ka dorëzuar portofolin në stacionin policor në Ferizaj.

Më pas, në stacionin policor është paraqitur qytetari E.A. (24 vjeç) nga Shtimja, i cili kishte humbur portofolin. Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë, pronarit të ligjshëm i janë kthyer portofoli, dokumentet personale dhe shuma prej 160 eurosh”, ka njoftuar Policia e Kosovës në Facebook.

Continue Reading

Ferizaj

Sekuestrohen 60 kg marihuanë dhe arrestohen katër të dyshuar

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona pasi zbuloi dhe sekuestroi rreth 60 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.

Kjo sasi e narkotikëve u sekuestrua pas një aksioni në dy lokacione në Prishtinë dhe në fshatin Babush të Ferizajt.

Aksioni i policisë u realizua në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), pas zhvillimit të hetimeve disa mujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore.

Të arrestuarve, një (1) shtetas i Republikës së Kosovës, dy (2) shtetas të Republikës së Serbisë dhe një (1) shtetas i Republikës së Shqipërisë, u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për shkak se të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.”

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe dy (2) vetura, dhe një (1) kamion.

Continue Reading

Trending