Connect with us

Botë

Nënshkruhen katër marrëveshje në kuadër të “Ballkanit të Hapur”

Published

on

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë firmosu sot në samit marrëveshjet e përbashkëta midis tyre.

Marrëveshjet kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore, kulturën, energjetikën dhe emergjencën civile.

1.Marrëveshja e sigurisë ushqimore
2.Memorandumi i mirëkuptimit në fushën e kinematografisë për Ballkanin Perëndimor
3.Marrëveshja për bashkëpunimin në fushën ë bashkëpunimit të minierave dhe energjisë
4.Plani operativ në fushën e emergjencave civile

Samiti i radhës për “Ballkanin e Hapur” çeli sot punimet në Beograd, me pjesëmarrjen e liderëve partnerë të nismës për të vijuar me një sërë takimesh dhe aktivitetesh gjatë ditës së sotme.

Kryeministri shqiptar Edi Rama iu adresua Samitit me një fjalë, ku ndër të tjera theksoi se Ballkani është për Evropën, po kaq i rëndësishëm sa ç‘është Evropa për Ballkanin, shkruan abcnews./KK

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Botë

Holandezi Rutte merr detyrën e Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s

Published

on

Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka marrë sot detyrën e Sekretarit të ri të përgjithshëm të NATO-s.  Me një ceremoni solemne në selinë e aleancës në Bruksel, Rutte ka filluar mandati i ri në të cilin e zëvendëson Jens Stoltenbergun pas mandatit 10 vjeçar të tij në krye të kësaj aleance më të madhe ushtarake në botë.

Në konferencën e parë për media si sekretar i NATO-s, si prioritete kryesore Rutte përmendi forcimin e aleancës në reagimin kundrejt sfidave dhe rreziqeve të përbashkëta, ndihma për Ukrainën dhe përballja me sfidat globale.

Sipas tij, rol kyç për aleancën veri-atlantike ka edhe bashkëpunimi me vendet anëtare të BE-së dhe SHBA-të si në forcimin e brendshëm ashtu edhe për mbështetjen e Ukrainës.

Mark Rutte deri në marrjen e detyrës së re, shërbeu si kryeministër i Holandës në periudhën 2010 -2024.

Continue Reading

Botë

Përleshje fizike në parlamentin italian

Published

on

Një përleshje fizike mes deputetëve ka ndodhur më 13.06.2024 në parlamentin e Italisë.

Siç raporton Zëri i Amerikës, Leonardo Donno, deputet i Lëvizjes “5 Yje”, po përpiqej t’i vinte flamurin italian ministrit për Çështjet Rajonale, Roberto Calderoli gjatë një diskutimi mbi projekt-ligjin e diskutueshëm të qeverisë në lidhje me autonomitë lokale.

Incidenti mes këtyre dyve u shndërrua në përleshje masive mes deputetëve të grupeve të ndryshme parlamentare derisa bëhet e ditur se njëri nga  pjesëmarrësit në përleshje është larguar nga parlamenti në një karrige pacientësh.

Continue Reading

Botë

Qeveria e Sllovakisë konfirmon atentatin dhe plagosjen e kryeministrit Fico

Published

on

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është plagosur në një atentat pasditen e sotme.

Fico, 59 vjeç, u dërgua në spital pasi ndaj tij u shkrepën katër plumba në stomak dhe gjoks në ngjarjen që ndodhi pranë Shtëpisë së Kulturës së Qytetit, Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bratislavë.

I dyshuari për plagosjen është arrestuar menjëherë pas të shtënave, raportuan gazetarët të cilët ishin në përcjellje të një aktiviteti të Ficos me mbështetësit .

Fico është kryeministër i Sllovakisë që nga fundi i vitit 2023

Continue Reading

Trending