Connect with us

Kosovë

Nuk u dolën pagat, punëtorët e QKMF-së në Prishtinë protestojnë gjatë pauzës

Published

on

Kryesia e Shoqatës Sindikale të Qendrës Klinike të Mjekësisë Familjare (QKMF), në Prishtinë sot kanë protestuar në shenjë revoltë për mos ekzekutimin e pagave të punëtorëve shëndetësor para QKMF-së.

Ata përmes protestës 15 minutësh shprehen pakënaqësitë e tyre, duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës ekzekutimin e pagave të tyre.

Gjatë protestës ata thanë se qeveria është duke luajtur me dinjitetin e punëtorit shëndetësorë.

 “Përmes kësaj proteste 15 minutëshe shprehim pakënaqësitë tona dhe indinjatën tonë. Po luajnë me dinjitetit e punëtorit shëndetësorë. Ju e dini sa kemi punu gjatë pandemisë, si sindikatë do të vazhdojmë të përdorim mjetet tona”, thanë ata, duke shtuar “sakrifikojmë minutat tona të pauzës për të protestuar vetëm që mos të ndërpritet puna”.

E sa për koeficientet e Ligjit të Pagave, ata thanë që ka vend për përmirësim.

“Jemi në një protestë për të shprehur pakënaqësitë tona. Koeficientet që kanë dal në horizont, nuk janë për tu hedhur poshtë, por ka vend për përmirësim”, u shprehën ata.

Ndryshe, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati  kishte marr vendim se ekzekutimi i pagave në sektorin publik, është bërë pjesërisht për muajin gusht./telegrafi

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Tërnava uron Kurban Bajramin me lutje për rikthimin e paqes në botë

Published

on

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava,  ka uruar festën e Kurban Bajramit për besimtarët myslimanë, duke bërë thirrje për paqe në vend e botë.

Tërnava tha se sot është dita më e vlefshme e vitit, ajo e Arafatit, teksa i uroi të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, festë e cila sipas tij, karakterizohet me kryerjen e haxhit dhe sakrificën e therjes së kurbanit. Me këtë rast ai uroi edhe Ditën e Çlirimit.

“Ju uroj edhe Ditën e Çlirimit të vendit tonë, ditë për të cilën u sakrifikuan breza të shumtë që Kosova të fitojë pavarësinë e saj”.

“Së bashku me miliona haxhilerë nga e mbarë bota, të cilët sot gjenden në Mekën e shenjtë janë edhe një numër i konsiderueshëm nga Kosova por edhe nga mërgata e largët të cilët bëjnë lutje për faljen e mëkateve. Ata bëjnë lutje me dashuri ndaj atdheut e cila buron nga besimi i drejt dhe sinqeriteti i thellë.  Lutën për sigurinë e atdheut, për lutjen që bëri Ibrahimi për Mekën e bekuar”.

“Festat tona fetare duhet të shfrytëzohen për të sjell lumturi dhe gëzim në zemrat e atyre që kanë nevojë. Duke trajtuar të sëmurët e vizituar të afërmit. Duke shkëmbyer urime me miqtë dhe duke i mbjell këto vlera në mendjet dhe zemrat e fëmijëve dhe të rinjve tanë”, tha Tërnava, njofton Klankosova.tv.

Më tej, Tërnava bëri lutje që Kosovën, Zoti ta mbulojë me paqe e t’i falë vendit dhe mbarë botës mirësi, begati, siguri e stabilitet.

“E lus Zotin që të na mbulojë me paqe, t’i falë vendit tonë dhe mbarë botës mirësi, begati, siguri dhe stabilitet. E në veçanti, të lutemi o Zot që paqja të kthehet edhe në Palestinë e në Ukrainë”.

Continue Reading

Kosovë

Armët e gjetura në veri ndërlidhen me terroristët e Banjskës

Published

on

Policia e Kosovës ka konfiskuar sasi  të konsideruar armësh dhe eksplozivë gjatë operacionit të së premtes në veri të vendit.

Sipas policisë janë kontrolluar dy lokacione që ndërlidhen me dy pjesëtarë të grupit terrorist të Banjskës.

Në lokacionin në afërsi të lagjes “Tre Rrokaqiejt”  që lidhet me  Marjan Radojeviqin, në një pusetë kanalizimi, policia ka gjetur dhe sekuestruar tri armë automatike AK-47, dy karikatorë me nga 30 fishekë, dy karikatorë të zbrazur, 11 fishekë të armës së gjatë, një këllëfë të pistoletës dhe një çantë ushtarake.  

Ndërkaq në një shtëpi të pabanuar, në rrugën “Çeta e Minatorëve”, që lidhet me Zharko Cvetkoviqin, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të madhe të armatimit të modeleve të ndryshme si dhe eksplozivit.

Në njoftim bëhet e ditur se aktivitetet operative janë kryer në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe me qytetarët.

Continue Reading

Kosovë

Tetë persona dënohen me mbi 28 vite burgim për hedhjen e granatave në dy lokale afariste në Prishtinë

Published

on

Gjykata Themelorë në Prishtinë i ka shpallur fajtorë të akuzuarit Bekë Salihaj, Adhurim Krasniqi, Valdrin Beqiri, Arianit Pllana, Adnan Murtezi, Fidan Cakolli, Gentrit Ismajli dhe Diar Thaçi të cilët ngarkohen se si grup kriminal, në qershor të vitit 2022, hodhën granata dore në lokalet “Missini” dhe “Rizza Hair Salon”. Atyre u janë shqiptuar më shumë se 28 vite burgim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Arianit Pllana është dënuar me 4 vite e 10 muaj burgim dhe 1 mijë euro gjobë për veprën penale “Detyrimi”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Deklarimi i rremë”.

Adhurim Krasniqi, Bekë Salihaj dhe Valdrin Beqiri janë dënuar me nga 4 vite burgim secili veç e veç për veprën penale shtyrje në kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Fidan Cakolli, Gentrit Ismajli dhe Diar Raçi janë dënuar me nga 3 vite burgim se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Adnan Murtezi është dënuar me 2 vite e 6 muaj burgim për ndihmë në kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. Ndërkaq, Lundrim Beqiri është shpallur fajtor dhe është dënuar me 4 muaj burgim dhe 500 euro gjobë për posedim të paautorizuar i narkotikë dhe substancave narkotike.

Sipas aktakuzës së ngritur 24 shkurt 2023, të akuzuarit ngarkohen se si grup kriminal i organizuar, në qershor të vitit 2022 hodhën granata dore në lokalet “Missini” dhe “Riza Hair Salon” me qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm.

Continue Reading

Trending