Connect with us

Ferizaj

Kur origjina maskohet 2

Published

on

Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit saktëson se shitësit e mallrave duhet të vendosin flamurin e origjinës së produktit afër çmimit të tij.

Neni 16, pika 8 e këtij ligji thotë: Përveç kërkesave të përcaktuara në këtë nen dhe dispozitat e tjera të këtij ligji, shitësi detyrohet të tregoj origjinën e produktit edhe përmes vendosjes së një etikete që tregon flamurin e shtetit të origjinës së produktit. Flamuri duhet të vendoset afër çmimit të shitjes apo çmimit për njësi.

Ka katër vjet që ka hyrë në fuqi amendamentimi i këtij ligji, por edhe pas hyrjes në fuqi të këtij ligji ka markete që nuk po e respektojnë atë.

TV TEMA më 15 gusht 2022 kishte shkruar për tri markete të mëdha që nuk kishin vendosur flamurin e vendit të origjinës për produktet e Coca-Colas të cilat ishin me prejardhje nga Serbia.

Këtë 14 shtator, ekipi i televizionit tonë u nis drejt tre marketeve për të parë se a ka ndonjë ndryshim.

Në marketin numër 1, raportimi i TV TEMA u pa se ka pasur sukses për shkak se ishin vendosur flamujt e vendit të origjinës(Serbisë) në raftin kryesor ku ishin të vendosura produktet e Coca-Colas.

Megjithatë ky market kishte të vendosura produkte të kësaj kompanie edhe në pjesë të tjera të hapësirës së tyre.

Në hapësirën si në fotografinë më poshtë ishin të vendosura disa paketime të Coca-Colas ku në letrën ngjitur në to shihet flamuri i Belgjikës.

Ekipi ynë shikoi se a po përkon flamuri me vendin e origjinës së produktit. Ekipi u shokua kur pa se vendi i origjinës në etiketë shkruante Serbia e jo Belgjika.

Marketi numër 1 ka vendosur flamurin e gabuar në këtë rast për shkak se Belgjika dhe Serbia nuk janë i njejti vend.

Avazi i vjetër i mosvendosjes së flamurit të origjinës në marketin numër 1 kishte vazhduar edhe në frigoriferin ku janë të vendosura kanaçet dhe shishet e vogla të këtyre produkteve.

Nga marketi numër 1, ekipi u nis drejt marketit numër 2.

Edhe në këtë market u pa se raportimi i para një muaji ishte efektiv për shkak se në raftin kryesor ishin vendosur flamujt e vendit të origjinës së produktit.

Megjithatë edhe marketi numër 2 dështoi në vendosjen e flamurit të origjinës në hapësirën reklamuese për produktet e Coca-Colas.

Brengosës ishte kokëfortësia e marketit numër 3 i cili nga hera e kaluar nuk kishte ndryshuar asgjë.

Shqetësuese për ekipin tonë ishte se si marketi numër 3 ka vendosur të mos u tregoj konsumatorëve të tij vendin e origjinës së produktit.

Ky market nuk u lodh fare që të vendosë flamujt e origjinës qoftë edhe tek shishet e vogla të Coca-Colas.

Etiketa e këtyre shisheve tregonte se produktet janë nga Serbia, derisa marketi kosovar nuk e respekton ligjin për vendosjen e flamurit të shtetit fqinj.

Sipas burimeve jozyrtare TV TEMA ka mësuar se këto markete janë gjobitur pas raportimit tonë për mosvendosjen e flamurit të vendit të origjinës, përsëri po vazhdon zakoni i vjetër i marketeve.

Lexoni shkrimin e parë rreth kësaj çështjeje:

Ferizaj

Policia e Ferizajt pezullon 20 patentë shoferë brenda një jave

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar, nga data 07-13.07.2025, janë shqiptuar 1,681 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 40 aksidente, nga të cilat 22 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 29 persona kurse 18 aksidente ishin vetëm me dëme materiale

Policia Rajonale e Ferizajt bëri të ditur do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet  derisa ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut.

Continue Reading

Ferizaj

Zbulohen pesë emigrantë në një kamion në Terminalin Doganor në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka gjetur 5 emigrantë të paligjshëm  në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj. 

Sipas policisë, tre nga emigrantët  e zbuluar janë të moshës 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç.

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, në një rimorkio të një kamioni me targa vendore, sipas zyrtarëve doganorë, dyshohej se ndodheshin disa emigrantë të paligjshëm.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendngjarje kanë dalë njësitë reaguese dhe Njësia e Hetimeve nga stacioni policor në Ferizaj. Pas hapjes së bllokadave të rimorkios, janë hasur pesë emigrantë: tre prej tyre 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç, të cilët nuk posedonin dokumentacion identifikues.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar dhe njësia për migrim, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë në trajtim të mëtejshëm të dyshuarit, si dhe drejtuesin e kamionit, shtetasin kosovar B.B., 38 vjeç.” thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Ndëshkohet me 300€ gjobë dhe 6 muaj ndalesë për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Published

on

Një shofer 22-vjeçar është kapur nga policia në Ferizaj duke qarkulluar me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, shoferi E.S është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 09:35, njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë kontrollit me radar në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të tipit VW Touran me targa vendore. Gjatë matjes së shpejtësisë, është konstatuar se shoferi E.S., 22 vjeç, po qarkullonte me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij janë shqiptuar këto masa:

Gjobë në vlerë prej 300€,

3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj.”

Continue Reading

Trending