Connect with us

Arbëri

Skandal në ShSKUK – Pacientët me kancer mbesin pa terapi, zyrtari s’e lexoi emailin për tri javë

Published

on

Ka më shumë se dy muaj që pacientët me kancer të veshkës dhe ata me kancer të mëlçisë kanë mbetur pa trajtim për shkak të mungesës së medikamentit sorafenib në klinikën e Onkologjisë në QKUK.

Në interesimin e mediumit lidhur me këtë problematikë, ShSKUK-ja disa herë gjatë verës është arsyetuar se lënda është në Organin Shqyrtues të Prokurimit dhe se po pritet  vendimi i tij, që pastaj të mund të furnizohet me këtë medikament.

Por nga komunikimi ynë me OSHP-në, del se ky organ e kishte njoftuar Shërbimin spitalor përmes email-it për vendimin e vet më 18 Gusht 2022, ndërsa prokurimi i spitaleve e kishte lexuar me vonesë prej tre javësh, edhe pse ky medikament është esencial  për këtë kategori pacientësh.  

Duke ju përgjigjur kërkesës tuaj, po ju njoftojmë se OSHP ka lëshuar vendimin me nr. 192/22 me datën 18.08.2022 (para 22 ditëve) me të cilin është njoftuar edhe SHSKUK-ja dhe e njëjta ka mundur të procedojë më tutje“, thuhet në përgjigjen e OSHP-së.

Nga emaili i OSHP-së dhe nga përgjigja e zyrtarit te prokurimit ne SHSKUK,  e kuptojmë se për Shërbimin Spitalor të Kosovës më me prioritet është mbarëvajtja e pushimeve te zyrtarëve te prokurimit sesa angazhimi serioz për sigurimin e medikamentit kritik për pacientet me kancer, pasiqë emaili zyrtar i kësaj rëndësie nuk ishte lexuar fare gjate pushimeve verore.

Ne letrën e OSHP-se me tutje thuhet:

Duke pasur parasysh faktin se bëhet fjalë për ilaçe shumë specifike, OSHP sot ka reaguar menjëherë duke kërkuar sqarim te SHSKUK-ja, dhe të njëjtit e kanë pranuar se nuk e kanë vërejtur vendimin të cilin e kemi dërguar tek SHSKUK-ja, me arsyetimin se kemi qenë në pushim vjetor dhe nuk e kemi parë“, shton OSHP-ja.

Nga kjo neglizhencë, me siguri përfiton dikush: farmacitë private, sepse  pacientët janë të detyruar që këto barna të shtrenjta me mijëra euro t’i blejnë në sektorin privat.

Për dëmin që iu shkaktua pacientëve me këtë neglizhencë nga ana e Shërbimit Spitalor të Kosovës, ky institucion nuk pa përgjigje por vetëm na u dërgua një email formal zyrtar duke dhënë sqarime procedurale te tenderit, pa asnjë sqarim tjetër. 

Krejt çka mori si përgjigje TV TEMA është një deklarim i Selami Krasniqit, shef i Prokurimit në ShSKUK i cili ndër të tjera shkruan “Pas ankesës në OSHP të njërit nga Operatoret Ekonomik në procedurë lënda është bllokuar në OSHP për një kohë të gjatë në mungesë të bordit të OSHP-së. Pas pranimit të vendimit të OSHP-së me të cilën ankesa cilësohet si e jashtafatshme për trajtim nga OSHP, AK-SHSKUK  e ka anuluar procedurën në fjalë dhe ka iniciuar procedurë të re për furnizim me këtë produkt e cila do të kryhet brenda afatit sa më të shkurtër kohor“.

Në anën tjetër, drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Arben Bislimi megjithatë tregon se sorafenibi është ndër të vetmit medikament me të cilin mund të trajtojnë pacientët me kancer të veshkave dhe mëlçisë.

Është medikament, është ilaç i listës esenciale dhe si i tillë, kur kemi në klinikë pacientët përfitojnë nga ky  medikament. Është target terapi, jo si kimio e të tjera por targeton qeliza e këqija, ato malinje e duke i kursyer ato të mirat, është tretman bashkëkohor i këtyre dy indikacioneve e mos të them ndoshta edhe i vetmi“, deklaroi Bislimi.

Bislimi tregon se këto dy lloje të karcionomave nuk kanë treguar rezultate të mira nga kimioterapia dhe rrezatimi prandaj edhe sorafenibi është shumë i rëndësishëm për këta pacientë, teksa ndalimi i marrjes së këtij medikamenti për një kohë të gjatë mund të shkaktojë dëme.

Për dallim prej kimioterapisë ku duhet strikt të ndiqet kursi i tretmanit varësisht nga protokolli, këtu kemi të bëjmë me target terapi dhe ndoshta është një komoditet më i madh nëse ka ndërprerje të tillë por prap nuk mund të themi kur është një ndërprerje më e madhe se dy muaj. Mundësia e përzgjedhjes me diçka tjetër nuk na jep shumë hapësirë tek këto dy indikacione. Ndoshta një target tjetër, sunitinib i cili edhe mund të përdoret por nuk e praktikojmë të kalojmë nga një linjë në tjetrën ashtu aq lehtë sepse mënyra e ndjekjes  e humb kontinuitetin dhe efektshmërinë e ilaçit“, shtoi Bislimi.

Se a do të merren masa për neglizhencën e ketij lloji nga institucioni pergjegjes, për dëmin e shkaktuar pacientëve dhe rrezikimin e jetës se tyre, mbetet të shihet nga veprimet e SHSKUK dhe Minisitrisë së Shëndetësisë gjate ditëve ne vijim.

Arbëri

Dy tërmete lëkundin Shqipërinë mëngjesin e sotëm

Published

on

Disa lëkundje të njëpasnjëshme toke janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Shqipëri.

Sipas Qendrës Euro-mesdhetare Sizmologjike, dridhja e parë e tokës u regjistrua  në ora 03:20. Epiqendra ishte  rreth 21 kilometra në  jug-perëndim të Durrësit me magnitudë 3.4 shkallë të Rihterit.

Kurse lëkundja e dytë ishte në ora 06:15, me epiqendër 11 kilometra në lindje të Korçës dhe ishte me fuqi  3.0 shkallë të Rihterit.

Deri tani nuk u raportua për të lënduar apo dëme materiale.

Tërmet  me magnitudë prej 4.4 shkallë të Rihterit është regjistruar edhe të hënën derisa epiqendra e tij ishte rreth 50 kilometra larg Vlorës.

Continue Reading

Arbëri

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: Kush, ku fitoi?

Published

on

Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, shpalli fitore bindëse pas rundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, më 19 tetor.

Partia do të ketë kryetarë komunash në 30 nga gjithsej 80 komuna, dhe pret që në rundin e dytë të fitojë edhe në rreth 20 të tjera, përfshirë edhe qytetin e Shkupit, ku kandidati i saj, Orce Gjorgjievski, është në epërsi të madhe.

“Premtuam fitore, kemi fitore”, deklaroi kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ai tha se është i kënaqur, pasi numri i përgjithshëm i votave të fituara është më i madh se në zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale të mëparshme.

Mickoski gjithashtu konfirmoi se nuk ka ndërmend të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pavarësisht insistimit të opozitës nga BDI, dhe theksoi se “politikat e etnocentrizmit janë mposhtur.”

Opozitarja LSDM pësoi edhe një humbje pas zgjedhjeve të vitit të kaluar – atyre parlamentare dhe presidenciale.

Megjithatë, partia vlerësoi se rezultati nuk është i keq, pasi këtë herë ka fituar më shumë vota në disa komuna dhe theksoi se ka pasur “shkelje të shumta” gjatë procesit të votimit.

LSDM do të ketë kryetarë komunash në Kriva Pallankë, Bogdanc dhe Krivogashtan, ndërsa pret të kalojë në rundin e dytë në rreth njëzet komuna të tjera.

“Kjo është dëshmi për konsolidimin brenda partisë që ka filluar dhe do ta vazhdojmë,” deklaroi lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, i cili tha se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje pas këtyre rezultateve zgjedhore.

VLEN fitoi në Çair dhe Tetovë, ndërsa BDI në Gostivar

Në bllokun politik shqiptar, kandidati i VLEN, Izet Mexhiti, fitoi bindshëm në komunën kyç – Çair, ndërsa Bilal Kasami në Tetovë. Në rundin e parë, koalicioni fitoi edhe në katër komuna të tjera.

Për Mexhitin, ky do të jetë mandati i tij i katërt si kryetar komune, dhe ai do të duhet të lërë postin aktual të ministrit pasi mundi ish-ministrin e BDI-së, Bujar Osmanin, i cili ia uroi fitoren.

Anëtarë dhe simpatizantë të VLEN-it e festuan, siç thanë ata, “fitoren bindëse në Çair dhe Tetovë” pranë monumentit të Skënderbeut në Çarshinë e Vjetër.

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), e udhëhequr nga BDI, fitoi zgjedhjet për kryetarë komunash në Gostivar, Likovë, Çashkë dhe Plasnicë që në rundin e parë – njoftoi nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi.

Ai tha se, në nivel kombëtar, “AKI është fituese absolute me mbi 20.000 vota epërsi, dhe me votat që ende po përpunohen, kjo diferencë mund të jetë edhe më e madhe.”

Dita e zgjedhjeve kaloi e qetë dhe pa shkelje të mëdha. Pritshmëritë e qytetarëve janë të ngjashme – një jetë më e mirë në komuna më funksionale.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se deri në orën 18:30 pjesëmarrja e votuesve ishte 46,48 për qind, çka është afër nivelit të rundit të parë të zgjedhjeve të mëparshme, kur kishte arritur 51,44 për qind.

Sipas listës zgjedhore, të drejtë vote kishin 1.832.415 qytetarë.

Për 81 poste të kryetarëve të komunave garuan 309 kandidatë, ndërsa për vendet në këshillat komunalë konkurruan mbi 10.490 kandidatë nga gjithsej 576 lista.

Një veçori e këtyre zgjedhjeve është se meshkujt dominojnë në garën për kryetar komune – 277 kandidatë ose 89,64%, ndërsa gratë janë vetëm 32, që përfaqëson 10,36% të numrit të përgjithshëm.

Buxheti i përgjithshëm që shteti ndau për organizimin e këtyre zgjedhjeve lokale është 9 milionë e 760 mijë euro, nga të cilat dy të tretat janë mjete të destinuara për mediat dhe reklamat politike të paguara.

Rundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar për 2 nëntor.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Arbëri

Gjyqtari i Apelit në Tiranë qëllohet për vdekje në sallën e gjyqit

Published

on

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja, është qëlluar për vdekje ditën e sotme brenda sallës së gjyqit, ndërsa dy persona të tjerë që ishin palë në proces, Rakip Kurtaj, 65 vjeç dhe Ervis Kurtaj, 45 vjeç, atë e bir, mbetën të plagosur.

I arrestuar është 30-vjeçari, Elvis Shkambi.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se ngjarja ndodhi mesditën e sotme gjatë një procesi gjyqësor për çështje prone.

Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.

Grupi hetimor vijon veprimet nën drejtimin e Prokurorisë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Continue Reading

Trending