Connect with us

Ferizaj

Dita e Dëshmorëve përcillet me aktivitete në Ferizaj

Published

on

E mërkura e 28 shtatorit, dita e dëshmorëve do të fillojë me homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Ferizaj.

Homazhet tek varrezat e dëshmorëve fillojnë në ora 10:00, përcjell TV TEMA.

Kjo ditë që organizohet nga Drejtoria e Kulturës në bashkëpunim me organizatën e Veteranëve të UÇK-së vazhdon me akademi përkujtimore me fillim nga ora 11:00 në teatrin “Adriana”.

Me fillim nga ora 13:00 aktivitet do të zhilloj edhe motoklubi Veteranët e Zonës Operative të Nerodimes.

Dita e dëshmorëve përfundon me aktivitetin “Ora e Astritit”, ku me fillim nga ora 15:00, klubi letrar “De Rada: organizon aktivitet letrar në galerinë e arteve.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Breshri dhe shiu vështirësojnë trafikun për në Brezovicë dhe Prevallë

Published

on

Stuhia e fuqishme me breshër dhe shi ka vështirësuar qarkullimin rrugor drejt Brezovicës dhe Prevallës.

Si pasojë e reshjeve pasditen e sotme,  është krijuar një shtresë e akullt, gjë që ka shkaktuar menjëherë edhe vërshimin e rrugës dhe ndërprerjen e pjesshme të qarkullimit drejt këtyre dy pikave turistike të Sharrit

Continue Reading

Ferizaj

Konfiskohen 23 motoçikleta në Ferizaj

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt javën e fundit ka konfiskuar 23 motoçikleta pa dokumentacion të ligjshëm derisa ka shqiptuar edhe 13 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.

Në njoftimin e policisë, bëhet e ditur se ky aksion është zhvilluar në kuadër të planit operativ “Motoçikleta 2025”.,

“Policia Rajonale e Ferizajt, në kuadër të planit operativ “Motoçikleta 2025”, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion, gjatë periudhës 28.07 – 03.08.2025 ka shqiptuar 13 gjoba dhe ka konfiskuar 23 motoçikleta, për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe shkeljeve të rregullave të trafikut,” thuhet në postimin e Policisë së Kosovës në Facebook.

Continue Reading

Ferizaj

Dy shoferëve nga 300 € gjobë dhe 3 muaj ndalesë për tejkalim të shpejtësisë në Shtime

Published

on

Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka shqiptuar dy shoferëve gjoba dhe nga 3 muaj ndalesë të drejtimit të mjetit për tejkalim të shpejtësisë në rrugën transitore Shtime Belincë.

Në rastin e parë, shoferi B.G. (42 vjeç), duke drejtuar një veturë të tipit Volvo me targa të huaja, është kapur duke zhvilluar shpejtësi 118 km/h në një zonë me kufizim 60 km/h.

Ndaj tij është shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh dhe masa e ndalimit të drejtimit të mjetit për 3 muaj në territorin e Republikës së Kosovës.

Kurse në rastin e dytë, shoferi F.M. (53 vjeç), me veturë të tipit Audi me targa vendore, është kapur duke qarkulluar me shpejtësi 121 km/h në të njëjtën zonë.

Ndaj tij është shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative, si dhe masa e ndalimit të mjetit për 3 muaj.

Continue Reading

Trending