Connect with us

Ferizaj

Komuna e Ferizajt “nën llupën” e Prokurorisë, hetohet “150 vjetori i qytetit”

Published

on

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka filluar hetimet rreth tenderit “Aktivitete, 150 vjetori i qytetit të Ferizajt”.

Ky tender, kur u nënshkrua kapi vlerën prej mbi 331 mijë euro.

TV TEMA kishte raportuar për shkeljet procedurale që ishin kryer qysh nga inicimi i kësaj procedure të prokurimit.

Prokuroria e Ferizajt në një përgjigje për TV TEMA konfirmuan hetimet rreth këtij rasti.

Ju njoftojmë se lidhur me aktivitetin e prokurimit “Aktivitete, 150 vjetori i qytetit të Ferizajt”, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka autorizuar Policinë për ndërmarrjen e gjitha veprimeve të nevojshme hetimore dhe rasti aktualisht është në procedurë hetimore“, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për TV TEMA.

Ky aktivitet i prokurimit ishte inicuar nga Drejtoria e Kulturës në Komunën e Ferizajt duke përdor procedurën e negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë, gjë që ka pamundësuar një procedurë të hapur të konkurimit për këtë tender.

Për këtë aktivitet, Komuna e Ferizajt nuk kishte ndarë buxhet fare, megjithatë kontrata është nënshkruar, e nga Drejtoria e Kulturës për TV TEMA-n patën thënë që paratë u morën nga kategoria “Mallra dhe shërbime”.

Shiko edhe dy hulumtimet e kryera nga TV TEMA për këtë çështje:

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending