Emocionet e Ligës së Kampioneve rikthehen përsëri sot.

Ndeshje jashtëzakonisht interesante janë në program, me gjërat që mund të fillojnë edhe të detajohen në grupe.

Gjithçka do të nisë në orën 18:45 kur Bayern Munich pret Plzen në “Allianz Arena” me bavarezët që kanë fituar dy takimet e para ndaj Barçës dhe Interit.

 Po në të njëjtën orë do të luhet edhe takimi mes Marseilles dhe Sportingut CP.Në ora 21:00, Interi dhe Barcelona pritet të zhvillojnë një super përballje.

Të dy skuadrat e kanë një humbje dhe nga një fitore në dy ndeshjet e para.

Takim interesant pritet të jetë edhe ai mes Ajaxit dhe Napolit, kurse Liverpool kërkon me çdo kusht fitoren ndaj Rangers./GazetaBlicSport

Të ngjashme

Të tjera