Connect with us

Botë

BE miraton reformën: Nga 2024 të gjithë telefonët me mbushës të njejtë

Published

on

Deri në vitin 2024 në Bashkimin Evropian do të ekzistojë një pajisje e njëjtë për mbushje të baterive të telefonave, tabletëve dhe kamerave.

Parlamenti Evropian ka votuar të martën në të mirë të këtij ndryshimi, me 602 vota për dhe vetëm 13 vota kundër.

Kompania amerikane iPhone pritet të preket më së shumti nga ky vendim, pasi nënkupton që ajo duhet të ndryshojë portën e mbushjes së baterive të pajisjeve të saj.

Votimi i së martës konfirmon një marrëveshje të mëparshme në mes të institucioneve të bllokut evropian që të ekzistojë vetëm një pajisje, sipas standardeve të BE-së.

Ndër kompanitë më të mëdha teknologjike: Apple, Samsung dhe Huawei, nuk e kanë komentuar ende këtë vendim.

Apple ka paralajmëruar në të kaluarën se propozimi i BE-së mund të dëmtojë inovacionin dhe të krijojë një mal të mbetjeve elektronike.

Ky ndryshim është diskutuar me vite dhe është nxitur nga ankesat e përdoruesve të pajisjeve të prodhuara nga iPhone dhe Android, të cilët është dashur të përdorin mbushës të ndryshëm për pajisjet e tyre.

Komisioni Evropian ka vlerësuar se një mbushës i vetëm i baterive, mund t’ia kursejë tregut të konsumatorëve 250 milionë euro./REL

Botë

Bitcoin me rekord historik – kalon vlerën mbi 71 mijë dollarë

Published

on

Çmimet e Bitcoin shënuan një rekord të ri, pasi në orën 8:25 të mëngjesit të sotëm, arriti vlerën 71,644 dollarë derisa më pas pësoi një rënie të lehtë.

Që nga fillimi i vitit, tregu financiar shfaqi tendencën e rritjes të Bitcoin, pasi më 1 janar tregtohej me vlerën prej 44.100 dollarë derisa rritja e jashtëzakonshme filloi nga fundi i shkurtit, kur shënoi vlerën tregtare prej 68,342 dollarë.

Nëse krahasojmë me vlerën e para 6 muajve, kur më 11 shtator vlera e kësaj kriptovalute ishte pak mbi 25 mijë dollarë, Bitcoin sot shënoi rritje mbi 183 %.

Continue Reading

Botë

Bosnje-Hercegovina goditet prej një tërmeti rreth 4-shkallësh

Published

on

Sarajeva dhe rrethina e saj janë goditur në mëngjesin e së hënës prej një tërmeti rreth 4 shkallësh të Rihterit, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare dhe Institutit Federal të Hidrometeorologjisë.

Tërmeti 3.9 shkallë është regjistruar rreth orës 9:22 afër Sarajevës.

Thellësia e tërmetit ka qenë gjashtë kilometra.

Qytetarët e Sarajevës kanë thënë se tërmeti është ndjerë shumë dhe ka zgjatur disa sekonda.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë dëm material.

/REL/

Continue Reading

Botë

Katër të vdekur nga zjarri në Tivar të Malit të Zi

Published

on

Tre të mitur dhe një i person i moshës madhore kanë vdekur nga zjarri që shpërtheu mëngjesin e 15 shkurtit në një vendbanim rreth orës katër në një lagje të banuar me romë në Tivar, në Mal të Zi.

Zjarri, që shpërtheu rreth orës 04:00, përfshiu disa objekte dhe më pas u njoftua zjarrfikësja.

Siç tha prokurorja Mirjana Tankosiq Vuçiniq për Radion Evropa e Lirë, katër trupat e pajetë u gjetën në vendngjarje.

“Kemi gjetur katër baraka të djegura dhe katër trupa të djegur në to. Shkaku i zjarrit do të dihet pas vlerësimit të ekspertëve”, tha ajo.

Zjarri përfshiu një lagje të improvizuar ku jetojnë kryesisht romë. Këshilli i Romëve në Mal të Zi tha se kjo tragjedi tregon se sa është e nevojshme shpërngulja e familjeve rome nga lagje të tilla.

“Fakti që shumë familje detyrohen të jetojnë në baraka të parafabrikuara, pa kushte dhe siguri adekuate, është një problem serioz social. Pa mbështetjen dhe masat e duhura mbrojtëse, këto familje janë të ekspozuara ndaj një rreziku më të madh të aksidenteve siç është ky zjarr”, tha këshilli.

Këshilli i Romëve u bëri thirrje autoriteteve shtetërore që të përmirësojnë kushtet e banimit për popullatën rome në Tivar dhe në mbarë Malin e Zi.

/REL/

Continue Reading

Trending