Connect with us

Ferizaj

“Bifrukacioni” ofron marrëveshje të “diskutueshme” për borxhlinjtë

Published

on

Kompania Rajonale e Ujësjellësit dhe Kanalizimit “Bifurkacioni”, të hënën publikoi një listë të borxhlinjve të kësaj kompanie, ku kërkoi nga ta që brenda shtatë ditësh të kryejnë obligimet përndryshe do të dërgohen tek përmbaruesi.

Menaxheri i departamentit të shitjes në këtë kompani, Shkelzen Selmani thotë se borxhlinjve po u japin mundësinë që deri në tre vjet ta paguajnë borxhin me këste.

“Në kompaninë “Bifurkacioni” ka arrit niveli i llogarive të arkëtueshme në afër 7 milionë euro. Ne kemi njoftu mbi 1500 konsumatorë me mbi 1000 euro borxhe, i kemi lutë që të vijnë në kompani ta bëjnë një pagesë 20 apo 30% dhe ta bëjmë riprogramimin që na lejon ligji, deri në 3 vjet që mos t’i dërgojmë në përmbarues“, deklaroi Selmani.

Për ata që nuk lajmërohen dhe të nënshkruajnë marrëveshje për larjen e borxhit, Selmani thotë se brenda muajit dë të dërgohen tek përmbaruesi.

“Deri tani afër 500 kontrata i kemi bë. Nuk jemi të interesuar që direkt t’i dërgojmë konsumatorët në përmbarues por tu ofrojmë një mundësi që të riprogramohen borxhet“, shtoi Selmani.

“Bifurkacioni” planifikon që pas borxhlinjve me mbi 1 mijë euro borxhe të thërrasin për shlyerje të borxhit edhe ata me borxh mbi 500 euro.

Televizoni Tema ka kontaktuar edhe me një përmbarues privat, i cili tha se obligimet e shërbimeve publike kanë afat ligjor për dërgim tek përmbaruesi 1 vit.

Tutje shtoi se lëndët që kanë fatura më të vjetra se 1 vit mund të refuzohen nga Gjykatat.

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Trending