Connect with us

Ferizaj

“Bifrukacioni” publikon pamjen e pusetës së bllokuar nga mbeturinat e ngurta, kërkon kujdes nga qytetarët

Published

on

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka pubhlikuar pamjet e një pusete të bllokuar nga mbeturinat e ngurta.

Kjo kompani kërkon nga qytetarët që të kenë kujdes në mirëmbajtjen e rrjetit të kanalizimit, përcjell TV TEMA.

Njoftimi i plotë nga “Bifurkacioni”:

Mirëmbajtja e rrjetit të kanalizimit

Intervenimet e ekipeve të mirëmbajtjes së rrjetit të ujrave të ndotura po vazhdojnë punën e tyre në pastrimin dhe debllokimin e pusetave të kanalizimit në të gjithë zonën e shërbimit. Hedhja e mbeturinave të ngurta në puseta, bën bllokimin e kanalizimit duke paraqitur kështu probleme në kthimin e rrjetit në gjendjen normale.

KRU “Bifurkacioni”, kërkon mirëkuptimin dhe kujdesin tuaj në mirëmbajtjen e rrjetit të kanalizimit.

Pamjet në vazhdim janë marrë gjatë intervenimit në rrugën “Dëshmorët e Kombit”

KRU “Bifurkacioni” SH.A

09.02.2023

Ferizaj

Një vajzë 16 vjeçe raportohet e zhdukur në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar për zhdukjen e një vajze 16 vjeçe. Për zhdukjen e vajzës, në Polici ka raportuar babai i saj, i cili ka bërë të ditur se nuk e di vendndodhjen e vajzës së tij që nga data 1 maj 2024.

“Me 03.05.2024 një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij (16 vjeç) ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen  e saj. Rasti në procedurë hetimore”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Një grua raportoi në polici dhunimin e vajzës nga një i panjohur

Published

on

Një grua ka raportuar në polici se vajza është marrë me veturë nga një person i panjohur dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale. Dyshohet se rasti ka ndodhur më 01.05.2024 në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  ekzaminim.

Rasti është cilësuar si “dhunim”, ndërsa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon motoçikleta dhe trotinete elektrike pa dokumente 

Published

on

Policia në Ferizaj, të mërkurën 01.05.2024, ka konfiskuar disa motoçikleta dhe skuterë pa dokumentacion të rregullt.

Në zbatim të planit operativ ” Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024″, në disa pika kontrolli në qytet dhe rrethinë të Ferizajt, policia ka kontrolluar dhe ka shqiptuar gjoba ndaj disa personave, të cilët po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Continue Reading

Trending