Connect with us

Ferizaj

Ferizajasit i vidhet revolja nga vetura – Pasi që u shit tre herë ilegalisht, Policia e kthen tek pronari

Published

on

Policia e Ferizajt raporton se ka arrestuar një të dyshuar mashkull se kishte vjedhur një pistoletë nga një veturë.

I dyshuari e kishte shitur revolen tek një i mitur për shumën e 400 eurove, përcjell TV TEMA.

Sipas Policisë edhe i mituri kishte shitur të njejtën revole tek një person tjetër për shumën e 500 eurove e po ashtu i njejti e ka shitur për të njejtën shumë këtë revole tek një shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Ky i fundit e kishte fshehur revolen në një vend në afërsi të kufirit.

Revolja është gjet dhe i është kthyer pronarit derisa rasti u dërgua në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë i Policisë i Policisë:

VJEDHJE & IMPORT, EKSPORT, FURNIZIM DHE TRANSPORTIM TË ARMËVE

Ferizaj, 28.10.2022 – 23:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga vetura iu është vjedhur revolja me karikator, dhe 13-fishekë cal-9mm, të cilën e kishte lënë për ta pastruar dhe parkuar në parking, ndërsa çelësat e veturës u kishte lënë punëtorëve të parkingut. Hetuesit policor pas angazhimeve aktive kanë identifikuar dhe shoqëruar në stacion policor një të dyshuar mashkull kosovar i cili ka pranuar se në veturën e ankuesit e ka marrë revolen dhe e ka shitur tek i dyshuari tjetër mashkull kosovar,  i mitur në shumë prej 400 €, i cili ka deklaruar se e ka shitur revolen. Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka pranuar se e ka blerë revolen nga i mituri ne shumë prej 500 € dhe për të njëjtën shumë e ka shitur tek i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë Veriore i cili është arrestuar dhe ka treguar se revolen e ka fshehur në një vend në afërsi të kufirit. Revolja është gjetur dhe në koordinim me prokurorin e shtetit është kthyer tek pronari. Rasti dërgohet në procedurë të rregullt.

Ferizaj

Manifestimi qendror për Fitër Bajram mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Published

on

Bashkësia Islame e Kosovës bëri të ditur agjendën për festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026.

Kështu, manifestimi qendror që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga krye imami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut.

Continue Reading

Ferizaj

Nënshkruhet kontrata 24 milionëshe për Spitalin e Ferizajt

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e ndërtimit të objektit të ri të spitalit të Ferizajt.  

Sipas njoftimit, kontrata për “ndërtimin e objektit të spitalit të përgjithshëm në Ferizaj – vazhdim projekti” ka vlerë prej 24 milionë euro dhe spitali parashihet të finalizohet për 30 muaj.

“Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.

Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro.

Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur” ka shkruar ministri Vitia në postim.

Ndryshe, objekti i ri i spitalit të Ferizajt kishte filluar në vitin 2018 dhe vlera e projektit fillestar ishte 10.2 milionë euro. Më vonë, kësaj kontrate iu shtuan edhe 1 milionë të tjera. Asokohe kishte përfunduar vetëm ndërtimi i vrazhdë i objektit.

Punimet u ndërprenë për shkak të padive ligjore të ndërsjella mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë  ndërtuese.

Kontrata për vazhdimin e ndërtimit të spitalit është fituar nga Grupi i Operatorëve Ekonomik ADA CONSULTING GROUP SH.P.K., SHM Architecture SH.P.K. dhe Termo Consing SH.P.K”.

Continue Reading

Ferizaj

Defekt në Nënstacionin Ferizaj 1, një pjesë e qytetit mbetet pa energji elektrike

Published

on

KOSTT ka njoftuar se është shkaktuar një avari në Nënstacionin Ferizaj 1, konkretisht në transformatorin T3 (110 kV/10 kV).

Sipas njoftimit, si pasojë e kësaj avarie një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga ky transformator kanë mbetur pa energji elektrike, me një ngarkesë rreth 20 MW.

Nga KOSTT bëhet e ditur se ekipet teknike janë në koordinim me ekipet e KEDS për të siguruar furnizim alternativ me energji elektrike në kohën më të shpejtë të mundshme dhe në mënyrë të sigurt.

KOSTT u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve të prekur nga kjo ndërprerje e furnizimit me energji elektrike.

Foto – Ilustrim

#

Continue Reading

Trending