Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, në një intervistë për gazetën “Novosti” (novosti.rs) të realizuar më 6 nëntor 2022, deklaroi se institucionet shtetërore të Serbisë njëzëri e kanë refuzuar planin franko-gjerman për marrëveshjen gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke e cilësuar si të papranueshëm.  

 Në pyetjen e gazetares së të përditshmes beogradase “Novosti”, se cili do të jetë reagimi i Serbisë ndaj “ofertave dhe presioneve të padrejta”, siç i cilësoi gazetarja, për çështjen e Kosovës, Daçiq u përgjigj:     

“– Duhet të dimë se nuk do të marrim kurrë një zgjidhje që do të jetë ideale për ne. As për Prishtinën, por ata nuk më interesojnë. Jemi në një hapësirë ​​ku nuk ka zgjidhje ideale dhe ku duhet të matim me kujdes atë që mund dhe nuk mund të pranojmë pa i cenuar interesat tona më të rëndësishme.”

Në komentin e gazetares së me planin e Scholz-it dhe Macron-it, Serbisë po i ofrohet pranimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara në këmbim të një perspektive të turbullt evropiane, Daçiq u përgjigj:

“- Ata nisen nga qëndrimi se pavarësia e Kosovës tashmë është punë e kryer, por ne nuk e pranojmë këtë. Ne duam të flasim dhe gjatë gjithë kohës tregojmë se jemi konstruktivë, kemi propozime për kompromis, por nuk mund t’i bëjmë ato marrëveshje të papritura. Konkluzioni nga seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare është se ky propozim është i papranueshëm për ne dhe të gjithë votuam “po”. Nuk na jep mundësi të flasim, sepse baza nga e cila nis – që Kosova është shtet i pavarur, është e papranueshme për ne. Dhe kjo, nëse do ta njihni apo jo në kuptimin formal, por do të pajtoheni që Kosova është anëtare e OKB-së, është shumë e vështirë për ne. “ – deklaroi Daçiq në fund të intervistës për gazetën serbe Novosti.

Të ngjashme

Të tjera