Stoli ari, para e armë u vodhën në një shtëpi në Ferizaj gjatë së hënës.

Sipas raportit të Policisë, ky rast po hetohet, përcjell TV TEMA.

Njoftimi nga Policia:

VJEDHJE E RËNDË

Ferizaj 02.01.2023 – 18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij deri sa ai nuk ishte aty dhe kanë vjedhur para të gatshme stoli ari dhe dy armë të cilat i kishte me leje. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, është informuar edhe prokurori.

Të ngjashme

Të tjera