Në Ferizaj u arrestua një person pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike e fizike ndaj femrës me të cilën po bashkëjetonte.

Pas arrestimit dhe intervistimit, i dyshuari u dërgua në mbajtje, përcjell TV TEMA.

Njoftimi nga Policia:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Ferizaj 04.01.2023 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psiqike edhe fizike ndaj viktimës femër kosovare me të cilën ishte duke bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme

Të tjera